Heshtja

Shkruar nga:  
Postuar më: 6 vite mė parė

Ishte nje heshtje teper e madhe
Per nje vend kaq te vogel.
Vetem te poshtrit heshtnin,
Spiunet, konformistet, te liqte.
Shiko ne atllas, ne harte,
Shiko po te duash ne Enciklopedi
ne nje liber shkollaresh.
Heshtja ishte teper e madhe per nje vend kaq te vogel.
Kur dhe derrat kelthasin
kur duan t'i tredhin
kur duan t'i vrasin,
madje dhe delet ndalen me kokefortesi,
nuk duan te bjene me as dhe nje hap.
Ne pragun e thertoreve,
tek nuhasin prani kasapesh.
Shiko ne atlas, ne harte,
Heshtja ishte teper e madhe
per nje vend kaq te vogel.
Vec ti ishe nje hapesire astronomike
qe mund ta mbaje krimin me aq lehtesi.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA