Kreshnik Spahiu jep doreheqjen

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 muaj mė parė

Kreshnik Spahiu jep doreheqjen
Kreshnik Spahiu jep doreheqjen

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, lajmëroi për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga detyra që mban, në një konferencë për shtyp mëngjesin e së premtes. Spahiu argumentoi vendimin e tij me pamundësinë e një gjykimi të paanshëm nga Gjykata Kushtetuese për padinë që ai ka ngritur kundër mazhorancës, në lidhje me procedurën e nisur prej tyre për shkarkimin e tij nga detyra për shkelje të supozuara të mandatit të marrë në 2008-n.

Procedura është konsideruar që në fillim si e paligjshme nga ana e Spahiut dhe si një shkelje e qartë e pavarësisë së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, parashikuar në Kushtetutën e Shqipërisë.

“Kam vendosur të largohem nga detyra e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për të lënë Gjykatën Kushtetuese që të vendosë në lidhje me akuzat që kërkojnë të njollosin emrin tim. Megjithatë, dua të bëj të qartë që nuk do të rikthehem në këtë rol edhe në rast Gjykata do të vendosë në favorin tim”, u shpreh Spahiu. Në fjalën e tij të shkurtër, Spahiu evidentoi për një “betejë të vazhdueshme”, e nisur tre vjet e gjysmë më parë, e institucionit të KLD-së për të ruajtën pavarësinë dhe rolin e arbitrit, përballë presioneve të vazhdueshme të politikës dhe Parlamentit.

”Pavarësia e drejtësisë, si një çështje thelbësore për të ardhmen e vendit, është shndërruar në luftën time personale dhe do të vazhdoj të luftoj për të edhe larg detyrës si nënkryetar i KLD-së”, theksoi Spahiu.

Në fund të fjalës së tij, gjithashtu lideri i Aleancës Kuqezi, falenderoi të gjithë bashkëpunëtorët për ndihmën e dhënë në “këtë rrugë të gjatë dhe të vështirë”, në krye të KLD-së.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA