“Ne jemi duke diskutuar dhe vlerësuar shumë opsione, në termat e kohës dhe përmasave të reformave, si dhe instrumenteve të financimit”- u shpreh Banka Botërore.
Ndërkaq Shqipëria nuk është treguar e gatshme të plotësojë çdo kusht të Bankës, duke deklaruar se do të plotesohen vetëm ato kushte që nuk ndikojnë në ngadalësimin e rritjes ekonomike të vendit. Ndërkaq buxheti 2012 u miratua tepër i fryrë, teksa më herët FMN dhe Banka Botërore kishin bërë thirrje të vazhdueshme për një buxhet më realist në mënyrë që të shmangen ndërhyrjet gjatë vitit në të.











