Berisha takon Zhan Todt: Automobilizmi eshte nga sportet me te ndjekur ne Shqiperi

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 muaj mė parė

Berisha takon Zhan Todt: Automobilizmi eshte nga sportet me te ndjekur ne Shqiperi
Berisha takon Zhan Todt: Automobilizmi eshte nga sportet me te ndjekur ne Shqiperi

Kryeministri Berisha ka pritur gjatë mbrëmjes së djeshme në një takim ish-drejtorin e Ferrarit, Zhan Todt. Gjatë takimit, Berisha i ka thënë Todt se automobilizmi është një nga sportet më të ndjekura në Shqipëri.

“Duke i uruar mirëseardhjen mikut të nderuar, Kryeministri Berisha vuri në dukje se automobilizmi është nga sportet më të ndjekur në Shqipëri, ashtu siç është i njohur edhe emri i z. Todt si menaxher i përgjithshëm i Ferrarit, kur pati siguruar titullin e kampionit të Formula Uno në vitet 2000-2004. Ai e siguroi z. Todt se qeveria po bën përpjekjet maksimale për mënjanimin e aksidenteve, nëpërmjet një përmirësimi rrënjësor të infrastrukturës rrugore, të futjes së vëzhgimit digital në respektimin e rregullave dhe rritjes së kërkesave ndaj drejtuesve të mjeteve. Kryeministri premtoi se qeveria do ta mbështese Federatën Shqiptare, në veprimtarinë e saj”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Todt, tashmë President i Federatës Ndërkombëtare të Automobilit, vuri në dukje se FIA është angazhuar në një fushatë sensibilizimi për mënjanimin e aksidenteve automobilistike, nga të cilat gjatë vitit 2012 kanë humbur jetën 1.5 milion vetë dhe janë plagosur 50 milionë të tjerë. Ai vlerësoi angazhimin në këtë fushatë të ACA-s, e cila po bën një punë të mirë edhe për zhvillimin e sportit të automobilizmit në Shqipëri.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA