Demokracia ka lindur këtu dhe ju po e vrisni atë. Ky ka qënë mesazhi që ka lënë grupi i hakersave dixhital “Anonymous” në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë greke. Postimi që mund të lexohet nga çdo vizitues i faqes përmban këto fjalë: “Ajo që po ndodh në vendin tuaj është e papranueshme. Erdhët në pushtet për të shprehur dëshirat e njerëzve tuaj, por ju i nënçmuat ata. Ju vratë gjënë më të shenjtë për vendin tuaj, që është demokracia. Qytetarët tuaj ju urrejnë, sepse ju i shihni ata pa bërë asgjë për ta parandaluar të keqen. Shkuat te FMN, pa miratimin e popullit tuaj. Keni vënë diktaturën mbi shpatullat e tij. Policia shfrytëzon fuqinë dhe sulmon protestuesit, në emër të drejtësisë. Ju i keni injoruar paralajmërimet tona, por ne tani kemi kontrollin. Ne jemi Anonimë …. nuk falim, nuk harrojmë … duhej të na prisnit!”.
Madje me postimin që mba titullin “Drejtësia po vjen”, grupi “Anonymous” kërcenon se ka ç’aktivizuar çdo kod. Nga ana tjetër autoritetet greke të larmuara po hetojnë se nga kush janë postuar këto deklarata.