Nëpërmjet një komunikate, kompania informoi se të gjitha veprimet do të ndërpriten duke nisur nga ora gjashtë e mëngjesit, ndërsa është kërkuar shpallja e falimentimit. Nuk është ende e qartë se si do të veprohet me disa mijëra pasagjerë që presin të udhëtojnë gjatë ditës dhe në ditët në vazhdim. Një kompani e themeluar në vitin 1946 dhe e konsideruar si “krenaria” e Hungarisë, “MALEV” ka akumuluar borxhe prej 60 miliardë forintash, një total prej 270 milion dollarësh dhe shpallja e falimentimit u bë i pashmangshëm, pasi qeveria e përfshirë në vështirësi financiare më parë gjatë javës të ndërpriste subvencionet e saj për kompaninë.
“Ndonëse u përpoqëm të bënim më të mirën, me hidhërim duhet të deklarojmë ndërprerjen e të gjitha shërbimeve tona duke nisur nga data 3 shkurt”, deklaroi shefi ekzekutiv i kompanisë, Lorant Limburger.
“I përballur me një situatë të vështirë ekonomike, bordi drejtues urdhëroi sot përfundimin e operacioneve. i ofrojmë ndjesën më të thellë të gjithë pasagjerëve tanë”.
Lajmi për falimentimin e “MALEV”-it vjen disa ditë pasi kompania spanjolle “Spanair” shpalli gjithashtu përfundimin e operacioneve, pas ndërprerjes së subvencioneve qeveritare, për shkak të krizës ekonomike.











