Një rrëfim në detaje i mjekut të asokohe të Interit, Bruno Karu. “Në momentin më të parë që morëm lajmin për gjendjen jo të mirë të lojtarit, presidenti i ekipit na dërgoi mua dhe doktor Volpin për të parë gjendjen e tij. Kur mbërritëm, morëm vesh që diagnoza ishte një krizë epileptike për shkak të stresit të tepërt të akumuluar në ditët e fundit. Këtë diagnozë e kishte dhënë edhe Roberto Karlosi, shoku i ekipit me të cilin kishte ndenjur në dhomë. Por t’i përshkruajmë gjërat me kronologji çfarë ndodhi atë ditë. Ronaldo ka qëndruar në dhomën e hotelit dhe ka qenë duke parë garat e makinave. Pak më pas ai është ndier keq dhe ka ulur kokën në mënyrë të çuditshme. Në këto momente, ai është shtrirë edhe në tokë pa ndenja dhe me konvulsione. Pas pak Roberto Karlos ka parë gjendjen e lojtarit dhe ka alarmuar doktorët duke bërë edhe një “diagnozë” të shpejtë dhe duke e u shprehur se ka pësuar një krizë epileptike.
Në moment, Ronaldo është dërguar në spital dhe mjekët francezë pasi kanë bërë një kontroll të plotë të lojtarit, kanë dhënë diagnozën e deklaruar edhe nga mbrojtësi, atë të krizës epileptike për shkak të stresit të tepërt”, vijon tregimin Bruno Karu. “Por në momentin që mbërritëm në spital, kërkuam dhe morëm në dorë të gjithë dokumentacionin e përgatitur nga mjekët. Në këto momente pamë një anomali tjetër të cilën doktorët nuk e kishin vënë re. Kjo edhe ndodh pasi shpeshherë doktorët nuk i japin shumë rëndësi elektrokardiogramës. Pamë që pasi Ronaldo kishte kaluar krizën, kishte rrahje anomale të zemrës, saktësisht 18 rrahje në minutë. Kjo nënkupton që në momentin kur Ronaldo është ndier keq, nuk ka pasur fare aktivitet elektrik dhe mekanik të zemrës.
Kjo tregon se ai ka pasur një problem me zemrën, dhe jo me trurin. Por ajo çka vijon më pas, është edhe më e rëndë. Ronaldos i injektohet një qetësues perfekt për trajtimin e epilepsisë, megjithëse nuk kishte nevojë për të. Medikamenti quhet “Gardenal”, i njëjti qetësues që ka përdorur edhe Merlin Monro për të vrarë veten. Ky qetësues është tepër i fortë për trupin e njeriut. Dhe kjo ka shkaktuar edhe lojën e keqe në fushë nga ana e Ronaldos. Gjithashtu, ajo ka shpejguar edhe faktin e çuditshëm se përse Ronaldo ditën e nesërme kur ka zbritur nga avjoni është dukur si një person i turbullt dhe i pirë. Ishte efekti i rëndë i medikamentit i cili ka shkaktuar këtë gjendje tek lojtari”. Bruno Karu, një nga kardilogët më të famshëm në të gjithë botën, ka treguar për herë të parë atë çka ka ndodhur me të vërtet në momentet para se të fillonte finalja e Kampionatit Botëror, një finale që i dhurojë titullin e parë në historinë e saj Francës. Por përtej rezultatit, ajo çka tregon shqetësim është rreziku i madh që ka kaluar në fushë lojtari apo fenomeni i futbollit, Ronaldo.











