Greqia publikon online ‘listen e turpit’: Ja kush i shmang taksat

Shkruar nga:  
Postuar më: 5 muaj mė parė

Greqia publikon online ‘listen e turpit’: Ja kush i shmang taksat
Greqia publikon online ‘listen e turpit’: Ja kush i shmang taksat

Që nga e diela në mbrëmje, grekët mund të lexojnë në internet se kush i ka borxh shtetit shuma të mëdha. Në këtë mënyrë ata do e bëjnë atë përgjegjës për mizerjen ekonomike ku është zhytur vendi. Qeveria në Athinë ka publikuar listën me 170 faqe, ku janë ata që kanë shmangur pagimin e taksave. Në total ata i kanë shkaktuar një dëm shtetit prej 15 miliard euro. Ministri i Financave në Greqi, Evangelos Venizelos, tha se kjo është një ‘listë turpi’. Në të përfshihen këngëtarë, sipërmarrës dhe tregtarë.

Shmangia e taksave është një problem i madh në Greqi. Zgjidhja mund të ndihmonte pjesërisht në shmangien e falimentimit. Ndërkohë kjo javë do jetë vendimtare për Greqinë, e cila ka nevojë të dëshpëruar për fondin e shpëtimit prej 14 miliard euro në mars. Por inspektorët e BE, BQE dhe FMN thonë se janë të tronditur nga ajo që kanë parë atje. Sipas tyre, parlamenti ka marrë masa kursimesh, por nëpunësit nuk i zbatojnë këto masa, ose sepse nuk duan, ose sepse nuk munden.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA