Studiuesit: Vitin e Ri niseni vetem me nje puthje, do t'ju ece mbare

Shkruar nga:  
Postuar më: 5 muaj mė parė

Studiuesit: Vitin e Ri niseni vetem me nje puthje, do t'ju ece mbare
Studiuesit: Vitin e Ri niseni vetem me nje puthje, do t'ju ece mbare

Një puthje në momentin kur ndërrohen vitet, do të ishte një eliksir i vërtetë dhe një shans për Vitin e Ri. Për hir të Zotit! Qëndro larg nga Skype, Twitter, Facebook dhe magjitë e tjera të kompjuterit në ato momente. Të paktën kështu pohon një studim i Universitetit të Teksasit, sipas të cilit, në momentin e ndërrimit të viteve duhet që të hiqni dorë nga të gjitha kontaktet virtuale dhe të angazhoheni në kontakte fizike me të dashurit tuaj. Pasi ky do të ishte një ogur i mirë për të nisur një vit të mbarë.

Paralajmërimi që vjen nga biologu Sheril Kirshenbaum, sipas të cilit, kontakti i buzëve, ose dhe ai i duarve në atë moment, e kthen magjik dhe na bën ta kujtojmë për gjatë gjithë vitit.

Sepse trupat tanë karakterizohen nga një eufori e natyrshme. Shkencëtari i lartpërmendur dhe ekipi i tij kanë marrë në analiza pështymën dhe mostrat e gjakut të disa studentëve të universitetit. Ata kanë dhënë çdo lloj puthjesh, nga më të thellat dhe erotiket, sipërfaqësoret dhe të lehtat, raport apo dashuri e thjeshtë. Hulumtuesit kanë zbuluar më pas se ky akt, shkakton reagime dhe stimulon lumturi. Dhe ne gjithashtu ul nivelin e kortizolit, i cili, kur e tejkalon, shkakton stres dhe luan një rol qendror në përgjigjen tonë të ankthit dhe të rrezikut.

Ndërsa kur puthemi, na sjell në një lloj të harresës: enët e gjakut zmadhohen, truri merr një dozë më të lartë të oksigjenit, skuq faqet, pulsi rreh më shpejt dhe enët zgjerohen. Ky fluks është si një drogë e mirë që prodhon dëshirë, eksitim dhe jep energji të madhe. Por vetëm kaq nuk është e mjaftueshme. Puthja është provë për të kuptuar vlerësimin tonë nga partnerët tanë për dashurinë. Një angazhim që, përveç presionit të gjakut, gjithashtu punon dhe si një qetësues ...

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA