Mrika

Shkruar nga:  
Postuar më: 5 vite mė parė

Sulltan Murati, me dyzet mijë këmbës e me gjashtëdhjetë mijë kalorës, ra përpara Krujës më 1448, edhe e bëri qark kryeqytetin. Skënderbeu kish lëshuar në Krujë kontin e Urenës, i cili, me gjithë thesarët që i premtoi sulltan Murati, qëndroi kundër me trimëri të madhe. Shqiptarët, sipër nga muret që rrethonin Krujën, rrëkëllenin mi krerët e turqve shpella, zjarr e vaj përvëlimtar. Nga tjatër anë, Skënderberu, me tetëmbëdhjetë mijë njerëz vetëm, derdhej përsëjashti me ushtrinë armiqeshë, e në luftëra të nxehta, priste truq me qindra, edhe hiqej duke rrëmbyer flamurë e plaçka. Një ditë, turqit ngrehin shkallë përmbi muret, që të binin me të pabesë në qytet; Skënderbeu, në ballë të shqiptarëvet edhe me pallë në dorë, u lëshua kundër armikut me një hov aq të tutshëm, sa turqit iknë e u përhapnë në të katër anët e fushës, shqiptarët, pastaj, hyjtin në qytet të Krujës. Po një frikë e madhe i drodhi të gjithë, kur panë se Skënderbeu s’ish midis tyre...
Nata po binte dalngadalë, e, në fund të qiellit, porsi virgjinesha të bardha, yjtë ëndërronin me trishtim. Konti I Urenës, sa gatitej bashkë me parësinë për të dalë me kërkuar Skënderbenë, - Mrika, çupë gjashtëmbëdhjetë vjetsh, më e bukura, më e shkëlqyera, më trimëresha e Krujës, kish hapur një kali të zi, e hidhej përpara te deti i natës.

Në mes të fushës u përpoq me një kalorës. Njeriu i Azisë hëngëlliti nga gazi, kur gjysmë pa – nëpër rrezat e yjve – leshrat e Mrikës që derdheshin gjer në vithet e kalit:
- Allahu më paska dërguar për sonte një jastëk të butë!
-Dheu është jastëk më i butë! – tha Mrika, e, me një të hequr palle, i vërtiti kokën. Kali u ngul në errësirë, e trupi i ushtëtarit u pla mbi tokë. Mrika zbriti e, duke thënë “Perëndia i ndjeftë!”, i lërojti me majë të pallës një kryq në kraharuar, pastaj u vërvit prapë mi kalë e u sul përpara.
-Ah, ç’ëndërr nën yjtë e qetë, kjo vashëz e bukur që vente mi një kalë të rreptë për të gjetur trimin!...
Me një hop, Mrika zhveshi pallën, se Skënderbenë të rrethuar prej një tubë turqsh-e pa që po lëftonte. Trimit i sih copëtuar palla mi krerët armiq, e, duke marrë pallën e Mrikës, i preu kundrëqëndrimtarët. Po një prej këtyreve, para rënë, kish mund të plagosë në kraharuar Mrikën.
Skënderbeu i hiüi kalit edhe e mori trimoshen e Krujës në pëqi. Si dragua, kali fluturonte nëpër fushë. Kur iu qasnë mureve të qytetit, Mrika ish e vdekur, - por e bukur, e qetë, me një nënqeshje në buzë, si në gjumë, aq e lumtur kish qenë që vdiste pranë Skënderbeut!...

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajme dhe tema të nxehta

Moti

Tirana
E larta: 7 Min: 2
Shpejtesia eres: 3.22 km/h
Drejtimi eres: 320
Lageshtia: 67
Shikueshmeria: 12.01
Presioni atm: 1015.3
Agimi: 6:41 am
Perendimi: 5:06 pm

Horoskopi

Kembimi Valutor

Kursi zyrtar i kėmbimit
USD / LEK 104.77
EUR / LEK 139.12
GBP / LEK 165.93
CHF / LEK 115.02
Ndryshimi i fundit: 09.02.2012