Do te dish si eshte nje mashkull?

Shkruar nga:  
Postuar më: 6 muaj mė parė

Do te dish si eshte nje mashkull?
Do te dish si eshte nje mashkull?

Nuk është nevoja të shqiptojë asnjë fjalë, se ti mund ta kuptosh këtë vetëm duke parë formën e gojës së tij...

Goja e gjerë

Sipas ekspertëve të leximit të fytyrës, ky është një djalë impulsive që i qon gjërat deri në fund. Është ia aftë të harxhojë shumë para, edhe monedhën e fundit, për të blerë sendet më të fundit elektronike ose për të bërë një udhëtim surprizë në fundjavë, sepse kështu i pëlqen. Lajm i mirë është se gjithë ky pasion dhe spontanitet ekziston edhe në jetën e tij seksuale.

Buzë të trasha

Ai është romantik, i ndjeshëm, intuitiv dhe perceptues: një djalë me buzë të trasha është i aftë të kuptojë nëse ke kaluar një ditë të keqe dhe ç'është më e mira nga të gjitha, ai e di çfarë duhet të bëjë për të argëtuar dhe për të ngritur moralin. Brenda dhomës së gjumit, nuk kursen forcën dhe kohën për të eksploruar çdo cep të trupit tënd. Objektivi i tij është të gjejë zona të reja erogjene dhe teknika për të të çuar në parajsën e kënaqësisë. Lëre veten në duart e tij, sepse do të kënaqesh.

Gojë e madhe

Zakonisht, është tip shumë i sigurt në vetvete, që i pëlqen të flasë dhe të jetë në qendër të vëmendjes, prandaj, nuk është e çuditshme ta shohësh në mes të një grupi njerëzish, duke folur me duar e me këmbë. Ky mashkull është edhe shumë i dashur, nga ata që të puthin dhe të përqafojnë për orë të tëra. Në krevat është aktiv dhe i dashur, kështu që përgatitu për të përjetuar një maratonë të fortë seksuale.

Buzë të holla
 
Edhe pse zakonisht është një tip i rezervuar dhe i turpshëm, ky mashkull tenton t'i tregojë ndjenjat e tij me anë të detajeve të vogla. Për shembull, është i aftë të të bëjë një surprizë në darkë duke të përgatitur ushqimin tënd të preferuar dhe gjithmonë-përpiqet të përkëdhelë pikërisht aty ku të pëlqen më shumë. E keqja është se jo gjithmonë të jep të kuptosh çfarë e entuziazmon, kështu që duhet të bësh një sforcim të vogël për të zbuluar çfarë i pëlqen vërtet. Në fund të fundit, nuk mund t'i kesh të gjitha, apo jo?

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA