Kur puna rrezikon harmonine

Shkruar nga:  
Postuar më: 6 muaj mė parė

Kur puna rrezikon harmonine
Kur puna rrezikon harmonine

Si të tejkalohen problemet kur që të dy partnerët punojnë dhe janë të stërngarkuar me obligime? Si të rregullohet jeta e përbashkët, si të kthehet harmonia e rrezikuar në raportet ndërmjet tyre?

Bëni marrëveshje dhe respektojeni atë

Merruni vesh se cilat punë kush duhet t'i kryejë në shtëpi, natyrisht, duke pasur parasysh prirjen e secilit, duke respektuar edhe orarin që do t'ia caktoni vetes kur çfarë duhet bërë.

Hapeni perspektivën

Nëse partneri ju bën vërejtje se nuk po keni kohë për të, mos u hidhëroni, por merreni këtë si dëshirë të tij për të qenë më gjatë me ju, si shprehje të dashurisë. Bëjani me dije se edhe ju e dëshironi po atë, jepni shpresë se ditët e ardhshme do të keni më shumë kohë, se do të kaloni çaste të këndshme.

Dëgjojeni partnerin

Kushtoni më shumë kohë partnerit, dëgjoni problemet e tij, shtrojani problemet tuaja (por mos mendoni se ato janë problemet më të mëdha në botë), bisedoni, diskutoni çfarë e mundon, përpiquni që bashkërisht të gjeni zgjidhje .

Njiheni me kolegët

Shpesh flisni për kolegët e koleget që ai s'i njeh. Kjo madje mund të nxisë pakënaqësi e xhelozi, sepse thjesht ua ka zili atyre që më shumë kohë kalojnë me ju. Prandaj, njiheni me ta, do të jetë kjo e dobishme, po edhe e mirë.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA