8 vitaminat e nevojshme per trupin

8 vitaminat e nevojshme per trupin
Duke qenë se femrat janë të fiksuara pas trupit të bukur, duhet të konsumojnë shumë fruta, perime dhe mish për të marrë këto elementë të rëndësishëm që trupi ka nevojë. Vitamina ka shumë, por më të nevojshmet për mirëqenien e femrave janë tetë... Në natyrë mund të gjeni gjithçka që kërkoni: frutat dhe perimet janë aleatët tuaj më të mirë të bukurisë, sepse përmbajnë ato substanca të mrekullueshme që ju ndihmojnë të mbani lëkurën të re dhe elastike, por që gjithashtu kontribuojnë në funksionimin korrekt të organizmit. Siç e keni kuptuar edhe më lart, po flasim për vitaminat, që janë të shumta, por tetë prej tyre janë më të rëndësishmet, sidomos për femrat. Le t’i zbulojmë më poshtë:

Vitamina A (retinoli): e gjeni me shumicë te hudhra dhe kajsia, e po ashtu në shumë fruta, zarzavate dhe vajin e mëlçisë së peshkut. Kjo vitaminë është një mikeshë e ngushtë e lëkurës suaj, sepse është në gjendje të neutralizojë vetë oksigjenin, molekula që i jep jetë radikaleve të lira, duke ndikuar kështu në plakjen e lëkurës.

Vitamina B2: riboflavina është vitamina e preferuar nga sportistët, sepse është një substancë që ruhet nga muskujt për t’u konsumuar gjatë aktivitetit fizik. Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për shikimin dhe shëndetin e lëkurës, thonjve dhe flokëve. Gjendet te majaja e birrës, mëlçi dhe qumësht.

Vitamina B3: edhe kjo vitaminë është shumë e rëndësishme kundër plakjes së parakohshme. B3-shi rregullon strukturën hidrolipide të epidermës, duke e mbajtur konstant hidratimin për një lëkurë elastike dhe të tonifikuar. Përveç të tjerash, ka një efekt detoksikimi dhe favorizon tretjen e ushqimeve. Gjendet kryesisht te kikirikët, toni i peshkut dhe majaja e birrës.

Vitamina B5: lufton stresin dhe lodhjen. Në këtë mënyrë na ndihmon të jetojmë më gjatë dhe më mirë. Kjo vitaminë gjendet te bizelet, thjerrëzat dhe vezët.

Vitamina C: kjo vitaminë është një “luftëtare” kundër plakjes së parakohshme të lëkurës. Ajo siguron një sasi të madhe të kolagjenit në dermë, duke na bërë që të kemi një fytyrë të shndritshme dhe më të re. Përveç kësaj, ndikon në parandalimin e ftohjes dhe gripit. Kështu që mos hiqni dorë kurrë nga lëngu i freskët i portokallit në mëngjes.

Vitamina D: luan rol në përthithjen e kalciumit dhe si rrjedhim është jo vetëm e rëndësishme në formimin e kockave, por gjithashtu për funksionimin e duhur të nervave. Mungesa e vitaminës D mund të shkaktojë rakitizmin dhe sëmundje të tjera të kockave, prishjen e dhëmbëve dhe të mishit të dhëmbëve, nervozizëm pa shkak dhe pagjumësi. Vitamina D mund të formohet në lëkurë nga kontakti i rrezeve ultravjollcë nga dielli, por gjithashtu ajo gjendet në sasi të mëdha në qumësht dhe gjalpë.

Vitamina E : aktiviteti i saj antioksidant kundër efektit të dëmshëm të radikaleve të lira lejon oksigjenimin e qelizave të epidermës. Vitamina E lufton rrezet e dëmshme të diellit, smogun, stresin, pra gjithçka që than dhe shkatërron butësinë e lëkurës suaj. E gjeni te arrat, drithërat integrale, domatet dhe avokado.

Vitamina Q: kjo koenzimë parandalon plakjen, duke na dhënë forcë dhe energji. Me kalimin e moshës efektshmëria e saj ulet, prandaj është e nevojshme që ta marrim në sasi të mëdha këtë vitaminë në formën e ushqimeve (me anë të kikirikëve, sardeles dhe mishit të viçit), ose përmes shtesave.

Acidi folik: është jashtëzakonisht i rëndësishëm në shtatzëni, për shëndetin e bebes. Në fakt, acidi folik parandalon keqformimet në sistemin nervor dhe strukturën kockore të fetusit. Gjendet te brokoli, spinaqi, sallata jeshile dhe fasulet. Po ashtu, acidi folik është i vlefshëm edhe për parandalimin e çrregullimeve emocionale te fëmija.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama