Kėngė e dhimbshme

Shkruar nga:  
Postuar më: 6 vite mė parė

Qemë;
.......Atëherë kur dashuroheshim
jetonim të dy
Pastaj nuk e di ç’hënë ty të thirri drejt detit…
Ike
.......Unë të varrosa
në një djep të vogël dhimbjesh mes brinjëve.
Fshehur teje qava dhe njeriu s’i thashë
Më peshonte zbrazët brenda gjoksit
gjysma ime e majte.
Dikur ëndërroja ta mbushja me dallgë pastaj,
pastaj ti ike.
Në rërë m’u kthyen shkëmbinjt e brinjëve
Koha ngadalë
ngjyra të reja vari horizonteve…

Tani po përpiqem t’i kuptoj gjërat dhe njëherë

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA