A eshte kjo prova se alienet ekzistojne? (FOTO)

A eshte kjo prova se alienet ekzistojne? (FOTO)
Kjo krijesë është e qartë se nuk ka lidhje me pyjet e Amazonës. Madje nuk duket as tokësore. Ndërsa qëndron pak metra larg një drite, ajo mund të jetë prova më e fortë se alienët ekzistojnë. Imazhet janë marrë nga një video dhe eksperti i dukurive paranormale, Majkëll Kohen, është i bindur se ajo është e vërtetë. Videon e kanë realizuar dy turistë britanikë. Kamera është e fokusuar tek disa fëmijë, ndërsa në distancë duket krijesa dhe drita.

Kohen thotë se është një provë që nuk mund të hidhet poshtë. Sigurisht ka shumë nga ata që thonë se është montazh, një mashtrim që haset shpesh. Por Kohen thotë se me disa producentë të Hollivudit kanë provuar vërtetësinë e kësaj prove. Ai shton se për më tepër, bëhet fjalë për një zonë me aktivitet të lartë UFO-sh. Qeveria braziliane ka ndërmarrë një hetim qeveritar aty, të quajtur Operacioni Prato, ku është dërguar ushtria për të konfirmuar e monitoruar prezencën aliene në rajon.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama