Filmi 'Maya' shfaqet ne Londer

Shkruar nga:  
Postuar më: 8 muaj mė parė

Filmi 'Maya' shfaqet ne Londer
Filmi 'Maya' shfaqet ne Londer

I shfaqur mes 15 filmave në Festivalin e 19 “Raindance”, festivali kryesor europian i pavarur i filmit, ky produksion shqiptar është pjesë e seleksionit zyrtar, në kategorinë “Best of Europë”. Filmi artistik “Maya”, i regjisorit Pluton Vasi, ka pasur një udhëtim të gjatë mbresëlënës gjatë këtij viti, duke marrë çmimin “Përzgjedhja e regjisorit të Festivalit të Filmit” në Swansea në Uells, e pasuar me nominime në Festivalin e Shangait, në Goa të Indisë, në Salento të Italisë, në Shtetet e Bashkuara dhe së fundmi sërish në Britani. Filmi “Maya” tregon historinë e një shqiptari që jeton në Perëndim, i cili kthehet në fshatin e tij për të rivarrosur të atin. Pasi takohet me bukuroshen Maya, ai kërkon të qëndrojë dhe të ngrejë jetën nga e para, por një rrjet vicioz thashethemesh dhe intrigash kërcënojnë lumturinë e tij.

Ky film është nominuar për çmimet “Regjisori më i Mirë”, “Filmi i Huaj më i Mirë”, “Aktorja më e Mirë në Rolin e Dytë” dhe “Grimi më i Mirë”, në “International Filmmaker Festival of the Cinema World”, po në Britani javën e ardhshme. Duke folur për “Top Channel” regjisori Vasi, ithtar i kinemasë britanike, thotë se “është ëndërr dhe eveniment për çdo kineast të shfaqë prodhimin e tij në kinematë e Londrës”. Ndërsa producentja Vjollca Dedei thekson se "e veçanta e këtij filmi është se kemi të bëjmë me një produksion të mirëfilltë shqiptar dhe arrin të gjejë rrugën nëpër kinematë e Londrës, ndryshe nga bashkëprodhimet e tjera kinematografike shqiptare me të huaj, të cilat e kanë më të lehtë evidentimin në tregun europian”. Filmi artistik është padyshim zhanri më i vështirë për të pasur sukses, sidomos në botën kinematografike anglosaksone.

Premiera në Londër e filmit “Maya”, me një stil artistik jo-ortodoks, është një meritë e pamohueshme e klasit artistik të regjisorit Pluton Vasi dhe tërë kastës së talentuar të aktorëve. Ai është njëkohësisht edhe një gur modest shqiptar në gjerdanin kinematografik të Europës, që kësaj herë iu ekspozua publikut britanik në kategorinë “Best of Europe”.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA