Regjistroni domainin tuaj .al

Qeveria, 9350 kuota part-time ne universitete

Shkruar nga:  
Postuar më: 3 vite më parë

Qeveria, 9350 kuota part-time ne universitete
Qeveria, 9350 kuota part-time ne universitete

Këshilli i Ministrave miratoi dje kuotat për studimet e ciklit me kohë të pjesshme, part-time, në universitetet publike në vend. Në total do të jenë gjithsej 9350 kuota, të shpërndara në të gjitha degët e çdo universiteti. Sipas vendimit të qeverisë, do të ketë deri në 20 për qind kuota part-time në krahasim me numrin e kuotave të studimeve të ciklit të parë. Duke folur për këtë vendim, Kryeministri u shpreh se këto kuota do të kenë një rritje të lehtë krahasuar me vitin e kaluar, prej nga do të përfitojnë kategoritë më të diskriminuara në të kaluarën, siç janë të përndjekurit, romët, personat me aftësi të kufizuara. Kryeministri informoi se këtë vit, në sektorin publik dhe privat ulen në auditorët e shkollave të larta të vendit, me kohë të plotë dhe të pjesshme, rreth 37 mijë studentë shqiptarë. Kryeministri e vlerësoi këtë si një arritje të madhe, si dëshmi e funksionimit dhe konkretizimit të platformës për arsimin.

 “Këtë vit janë mbi 70% e atyre që mbarojnë shkollat e mesme që ulen në bankat e universiteteve. Ruajtja e këtij treguesi ka një rëndësi të jashtëzakonshme për rritjen e nivelit edukativ dhe arsimor të shoqërisë dhe kombit në tërësi”, u shpreh Kryeministri. Kryeministri theksoi rëndësinë e arsimit profesional për të rinjtë shqiptarë, duke i ftuar qytetarët që në interesin më të mirë të punësimit të fëmijëve të tyre të konsiderojnë  mënyrën më serioze shkollimin në shkolla profesionale të fëmijëve të tyre. Ai tha më tej se çmimi do të rritet sa vlera e inflacionit, pra në masën 4 për qind.

 “Do të regjistrohen me të njëjtin çmim, plus inflacionin, ka një favorizim legjitim të kategorive më të diskriminuara në të shkuarën, siç janë të përndjekurit, romët, personat me aftësi të kufizuara. Këtyre u rriten kuotat e pranimit dhe ky është një veprim shumë i arsyeshëm. Por sot, problemi ynë serioz është arsimi profesional. Arsimi profesional përbën një nga elementet më thelbësore të arsimit parauniversitar në vendet e zhvilluara. Kuotat, raportet janë 1 me 1 me arsimin e përgjithshëm. Fatkeqësisht, kjo në Shqipëri, me gjithë përpjekjet tona, nuk po ndodh. Akoma nuk është e qartë leverdia dhe koncepti se sa me interes është të shkollosh fëmijët në shkollë profesionale”, tha Berisha.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi