Mberrin ne Durres, regjisori Francis Ford Coppola

Shkruar nga:  
Postuar më: 9 muaj mė parė

Mberrin ne Durres, regjisori Francis Ford Coppola
Mberrin ne Durres, regjisori Francis Ford Coppola

Regjisori amerikan Francis Ford Coppola ka mbërritur në Durrës në kuadër të zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Durrës. Coppola i njohur nga të gjithë me filmin që ka bërë epokë, “Kumbari”, do të jetë i pranishëm gjatë dy ditëve në Festivalin e Durrësit. Sot Coppola do të mbajë një seancë pyetje–përgjigje në teatrin “Aleksandër Moisiu”, ku do t’i përgjigjet interesit të madh të gazetarëve.

Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Durrës do të shfaqen dy filma të regjisorit Francis Ford Coppola; “Youth without youth” do të shfaqet premierë shqiptare në teatrin “Aleksandër Moisiu”, ndërsa “Tetro” në amfiteatrin e lashtë romak. Coppola do të nderohet gjithashtu edhe me Çmimin e Karrierës “si novatori më i madh i kinematografisë moderne”

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA