Te hapim shkolla shqipe ne diaspore

'Te hapim shkolla shqipe ne diaspore'
Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Aldo Bumçi priti në një takim ministrin e Diasporës së Republikës së Kosovës, z. Ibrahim Makolli. Gjatë takimit Makolli e informoi ministrin Bumçi mbi hapat e ndërmarrë për krijimin e një strategjie kundrejt ruajtjes së identitetit të diasporës shqiptare, duke nisur me hapjen e shkollave në vendet ku ata jetojnë, kjo nëpërmjet bashkëpunimit me ministritë homologe të këtyre vendeve. Gjithashtu, ministri i Kosovës propozoi që të identifikohet një ditë e përbashkët për të dy vendet e cila të jetë dita e diasporës shqiptare dhe të përkujtohet me veprimtari të shumta, kulturore, albanologjike etj .  Ndërkohë, të dy ministrat ranë dakord për një program të përbashkët për përkujtimin e 100-vjetorit të shtetit shqiptar dhe 4-vjetorit të shtetit të Kosovës, duke integruar në këto projekte edhe potencialin ekonomik, kulturor, intelektual të diasporës shqiptare.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama