Dorehiqet stafi i Rames

Dorehiqet stafi i Rames
Kur kane mbetur pak ditë që në karrigen e kryetarit të bashkisë të ulet Lulzim Basha, sipas vendimit të fundit të Kolegjit Zgjedhor, një pjesë e mirë e drejtuesve të bashkisë së Tiranës dhe që kanë statusin e nëpunësit civil dhe mund të mos bien pre e fsheses së shkarkimeve që pritet të mësyjë në këtë institucion, kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme.

Në listë radhiten 21 emra drejtuesish të sektorëve kryesorë në bashki si Dritan Agolli, Majlinda Dhuka, Sonila Qato, Albana Kociu,Irfan Dashi, Enton Punavija, Afrim Qendro, Ogerta Manastirliu, Migena Vishko, dy kryeinspektoret Zyhdi Dajti dhe Ardit Kraja e te tjere. Pak me pare kishin dhene doreheqjen edhe  nenkryetaret e bashkise Albana Dhimitri dhe Vali Bizhga, si dhe Drejtoresha e Kabinetit, Belinda Balluku dhe te gjithe anetaret e kabinetit te kryetarit te bashkisë.

Ne kete liste te gjate te personave qe kerkojne doreheqje theksohet thjesht mungesa e deshires per te vijuar punen me kryetarin e ri. Ne kerkesat e tyre shkruhet "se me krenari per sherbimin e kryer deri ketu,ndaj qytetit tone,me nderim ndaj cdo qytetari, te cilit kemi pasur privilegjin t'i sherbejme dhe me keqardhje per pamundesine qe te vazhdojme punen, nen nje lidership pa legjitimitet moral, pavaresisht mbrojtjes qe na ofron ligji per te qendruar ne pozicionet tona si nepunes te sherbimit civil dhe shtetit ne i deklarojme opinionit publik doreheqjen tone te parevokueshme".

Nderkohe ne zyrat e bashkise vijon stresi i punonjesve te tjere, te cilet jane te ndergjegjshem se do te debohen,por nuk duan te humbin vendin e punes. Neper korridore ata diskutojne se kryetari i ri per t'u kthyer borxhin e mbeshtetjes militanteve te tij,te Partise Demokratike dhe nje pjese te mire te kerkesave te aleateve do te perzeje punonjesit aktuale.Te pakten keshtu ka ndodhur me punonjesit e administrates sa here nderrohen drejtuesit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama