Sa ishuj ndodhen ne Paqesorin Jugor?

Sa ishuj ndodhen ne Paqesorin Jugor?
Oqeani Paqësor është aq i madh sa askush nuk e di sa ishuj ka. Mendohet se janë rreth 20.000 – 30.000 , shumica e të cilëve ndodhen në Paqësorin Jugor. Disa prej tyre janë ishuj vullkanikë, ndërsa të tjerët janë ishuj koralorë të ulët, shkëmbinj korali,
që shtrihen mbi vullkane nënujore dhe shumica e tyre janë të pabanuar.

 PËRSE KËTA EMRA?

Ishujt e Paqësorit Jugor ndahen në tri grupe.

Polinezia

Do të thotë “ shumë ishuj”. Përfshin ishujt Kuk, Tonga, Tahiti dhe Tuvalu.

Mikronezia

Do të thotë “ishuj të vegjël”. Përfshin Ishujt Marshall, ishujt Solomon, dhe Guam.

Melanezia

Do të thotë “ishuj të zinj”. Përfshin ishujt e Kaledonisë së Re, Vanuatu dhe Fixhi.

Lufta në Paqësor

Gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939 – 1945), shumica e betejave midis SHBA-së dhe Japonisë u zhvilluan në Paqësorin Jugor, ku të dyja palët luftonin të merrnin nën kontroll ishuj të ndryshëm. Detet u mbushën me anije të shkatërruara dhe aeroplanë të rrëzuar.

Zbulimi

Në shekullin XVIII, marinarët evropianë, të joshur nga tregtia, arritën deri në Paqësorin Jugor dhe shumë ishuj të tij u kolonizuan. Në vitet 1962 – 1980, shumica e këtyre ishujve fituan pavarësinë (disa pavarësi të pjesshme) nga sunduesit kolonialë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama