Ushqimet qe te dobesojne duke i ngrene

Ushqimet qe te dobesojne duke i ngrene
Mund të duket e pabesueshme, por në natyrë ekzistojnë disa ushqime që jo vetëm kanë pak kalori, por pas ngrënies nxisin trupin që të rrisë metabolizmin, duke bërë që të shpenzohen më shumë kalori se sa ato të konsumuarat. Një revistë mjekësore publikoi sot një listë me këto ushqime të dobishme për të gjithë ata që kërkojnë të humbin disa kilogramë nga pesha e tyre.

Mandarina – Një produkt i pasur me vitaminë C, mandarina përmban përqindje të larta uji dhe këshillohet ngrënia e tyre në momente të ndryshme të ditës, për të bërë të mundur mbajtjen e një niveli të lartë të metabolizmit.

Portokalli – Ashtu si mandarinat janë shumë të pasur me vitamina C dhe përmbajnë vetëm 45 kalori.

Luleshtrudhet – Jo vetëm shumë të shijshme, por përmbajnë enzima të cilat ndikojnë në rritjen e konsumit të trupit.

Karotat – Të gjithëve u kanë thënë që të vegjël që të bëjnë mirë për shikimin dhe kjo është e vërtetë. Ato përdoren gjerësisht edhe në shumicën e dietave të rekomanduara.

Kungulli – 100 gramë kungull përmbajnë vetëm 15 kalori. Kungulli është një produkt që të ngop, por në të njëjtën kohë nuk të shëndosh.

Specat – Të përdorur prej shumë kohësh si shoqërues të shumë pjatave, specat kanë meritën që përshpejtojnë metabolizmin, ndërsa speciat djegës janë shumë më të rekomanduar se salcat pikante apo tabasko, të pasura me shumë kalori.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama