Regjistroni domainin tuaj .al

Mbrojtja e anglishtes, sa do te kushtoje certifikimi i Toefl-it

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite më parë

Mbrojtja e anglishtes, sa do te kushtoje certifikimi i Toefl-it
Mbrojtja e anglishtes, sa do te kushtoje certifikimi i Toefl-it

Certifikimi ndërkombëtar i mbrojtjes së anglishtes në Universitetin e Tiranës mendohet të kushtojë rreth 100 euro. Ndërsa më parë tarifa ka qenë vetëm 3 mijë lekë, burime nga UT thonë se kjo shifër mund të variojë deri në 100 euro. Tashmë u arrit marrëveshja që testi i Toeflit të kryhet në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Por ndërkohë sipas informacioneve nga UT është diskutuar edhe për futjen në qarkullim edhe të tri testeve të tjera ndërkombëtare, krahas Toeflit. Kështu që Toefli nuk do të jetë e vetmja certifikatë që do të njihet për mbrojtjen e gjuhës së huaj. Burime zyrtare pranë UT-së kanë bërë të ditur se brenda një harku kohor prej dy javësh universiteti do të mundësojë edhe nisjen e procedurave për testimin e anglishtes.

Sipas ndryshimeve të bëra në ligjin e arsimit të lartë, kandidatët që kanë vijuar programet Master dhe ato Doktoraturë gjatë këtij viti akademik do të mund të marrin diplomën e mbylljes së studimeve në fund të programit vetëm pasi të kenë dëshmuar mbrojtjen e gjuhës angleze sipas standardeve ndërkombëtare. Universiteti i Tiranës, pas marrëveshjes së nënshkruar me agjencinë përkatëse, do të mundësojë për të këta kandidatë testet e TOEFL dhe TOEIC. Ndërkohë mësohet se ka nisur puna për shqyrtimin e detajeve rreth testeve që do të duhet të plotësohen për mbrojtjen e gjuhës. Ekspertët e UT-së pohojnë se do të përzgjidhen ato modele testesh që do të kenë një kosto më të ulët financiare.

Sipas përfaqësuesve të UT-së, ky do të jetë një test që do të lëshohet në emrin e ETS dhe të Universitetit të Tiranës, dhe që do të ketë një kosto të reduktuar për studentët shqiptarë, por i vlefshëm vetëm për 2 vjet. Sipas llogaritjeve të bëra, nëse nuk do të ishte miratuar marrëveshja mes UT-së dhe firmës së huaj për certifikimin sipas Toefl-it te Gjuhët e Huaja, shuma që duhej të paguante një student mund të shkonte në 500 euro për një certifikatë me vlefshmëri vetëm 2-vjeçare. Mbrojtja e gjuhës së huaj nga një institucion ndërkombëtar u vu si kriter për të gjithë studentët e pasuniversitarit vitin e kaluar. Para pak ditësh u bë zyrtare marrëveshja mes UT-së dhe një kompanie të njohur të testimit ndërkombëtar të Toeflit.

Konkretisht, ishin tre universitetet shqiptare, që po konkurronin mes tyre për arritjen e një marrëveshjeje kontraktuale për të fituar të drejtën e testimit. TOEFL, Test of English as a Foreign Language vlerëson aftësitë e një individi për të përdorur dhe kuptuar gjuhën angleze, zakonisht për anglishten e përdorur nga amerikanët “American English”. Rezultatet e këtij provimi u kërkohen aplikantëve në kolegjet dhe universitetet që përdorin gjuhën angleze. Pikët e marra nga provimi i TOEFL-it janë të vlefshme vetëm për dy vite dhe pastaj ato fshihen nga baza e të dhënave zyrtare.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi