Regjistroni domainin tuaj .al

Te gjitha efektet kuruese te molles

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite më parë

Te gjitha efektet kuruese te molles
Te gjitha efektet kuruese te molles

Molla jo pa qëllim quhet “fruti i artë”. Ajo ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse. Për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban, ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve. Molla përmban sidomos natrium, hekur, fosfor, disa alkaloide, geraniol, acetaldehid, paktin, sheqer, thartirë të mollës, në sasi të vogla ka dhe vajra eterikë, ndërsa nga vitaminat dallohet vitamina A, B dhe C.Një mollë e ngrënë në mëngjes ndikon mirë në pastrimin e dhëmbëve dhe eliminon thartirën e tepërt në gjak. Është mirë të merret edhe një mollë para gjumit, pasi kjo normalizon jashtëqitjen. Molla preferohet edhe si mjet shërues për jashtëqitjet e shpeshtuara të fëmijëve.

Për këto raste preferohet molla e pjekur.Që në kohë të lashta ajo është përdorur për kurimin e sëmundjeve të zorrëve. Për këtë, merren 1.5 kg mollë dhe pasi hiqen vetëm farat dhe pjesët rreth tyre, ato shtypen dhe përgatitet një pure, e cila ndahet në 8 pjesë të barabarta dhe këto pjesë konsumohen brenda ditës. Në këtë rast mollët duhet të jenë plotësisht të pjekura. Molla jep efekte pozitive në stomak dhe në lëvizjen e zorrëve. Acidet e mollës pengojnë zhvillimin e baktereve në zorrë.Molla jep ndikime pozitive edhe në sëmundjet e qarkullimit të gjakut, sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut. Për të luftuar gripin, kollën ngjirjen e zërit, përmbajtjen e lartë të kolesterolit, priten tre kokrra mollë, valohen në një litër ujë dhe ky lëng pihet nga një gotë pas ushqimit. Për të ndihmuar daljen e gurëve të veshkave, merret një gotë çaji e mbushur me lëkurë molle, zihet në një litër ujë për 10 minuta dhe pastaj kullohet.

Çdo mëngjes pihet nga një gotë uji nga ky lëng , paksa i ngrohur. Kjo ndihmon në pakësimin e dhembjeve dhe daljen e gurit. Një kurë me mollë këshillohet nga mjekët edhe në mjekimin e sëmundjeve si reuma, sëmundjet e mëlçisë, veshkave, fshikëzës së urinës, hemorroideve (majasëllit) si dhe për të ndaluar pleqërinë e parakohshme. Molla është e këshillueshme të përdoret me shumicë, sidomos nga ata që vuajnë nga ekzema, mbasi ndihmon në pastrimin e gjakut.

Astma

Nëse vuani nga astma e kafazit të kraharorit, duhet fërkuar me uthull molle, e nëse lëkura është e ndjeshme, uthullën duhet ta zbutni me ujë. Me uthull molle bëhet edhe avullimi i gjoksit te rastet e vështira të ngufatjeve astmatike. Fasha e lagur me uthull vendoset në lëkurë, ndërsa sipër saj vendoset një fashë tjetër e terur.

Pagjumësia

Uthulla e mollës e përzier me mjaltë dhe ujë të nxehtë pihet si mjet qetësues kundër pagjumësisë. Nëse vuani nga dhimbja e kokës në ballë, vendosni fasha të lagura me uthull molle dhe ujë: gjysmë gote ujë të ftohtë, 1 lugë uthull molle dhe pak mjaltë. Fasha ndërrohet kur nxehet. Këto fasha mund të vihen edhe në pjesën e pasmë të qafës. Për t’i përmbushur nevojat ditore me minerale, çdo ditë nga tre herë duhet të merren me një gotë uji dy lugë çaji me mjaltë dhe dy lugë çaji uthull molle.

Në shtatzëni

Për t’i përmbushur nevojat e thartirave, një grua shtatzënë duhet të marrë një lugë uthull molle në një gotë ujë esëll në mëngjes. Kjo përzierje do ta pengojë dhe largojë çdo mundim të mëngjesit. Gjatë ditës është mirë që gruaja shtatzënë të pijë edhe nga një gotë lëng molle ose rrushi. Në këtë mënyrë nëna e ardhshme merr mjaft elementë të nevojshëm natyrorë, prandaj edhe mund të presë një foshnjë me flokë të dendur nga dita e parë, me thonj të fortë e të gjatë, me sistemin e zhvilluar muskulor sa që nga fundi i dhjetëditëshit të parë do ta ngrejë kokën vetë. Nëna e re do të këtë mjaft qumësht, fëmija do ta tretë ushqimin normalisht dhe do të këtë jashtëqitje normale, fytyrën do ta këtë mjaft të gjerë, e kjo do të ndikojë edhe në rritjen e mëvonshme dhe në zhvillimin psikik dhe shpirtëror të fëmijës.

Ftohjet

Për ftohjet e ndryshme që përcillen me kollë të fortë çdo dy orë merret nga një lugë të tretjes: lëng të freskët të gjysmë limonit, sasi e njëjtë uthulle molle, një lugë mjaltë bagremi dhe një lugë glicerinë. Të gjitha këto përzihen derisa të fitohet shurupi, i cili është edhe mjaft i shijshëm. Kjo përzierje përdoret gjatë 11 orëve. Ndërsa në rastet e kollitjes intensive duhet të merret një lugë shurup në çdo dy orë, kurse natën dy herë nga një lugë. Fëmijët mbi dyvjeçarë mund ta pinë këtë shurup çdo orë, por në sasi më të vogël. Shurupi mund të përdoret edhe në rastet e ndezjes së faringut dhe në masë të konsiderueshme zvogëlon kollitjen.

Alergji

Nëse keni flamë alergjike, për shkaqe profilaktike mund të merrni një lugë mjaltë rozmarine ose temjan (Thymus vulgaris) para buke. Në mbrëmje para gjumit pihet tretja prej: dy lugësh mjaltë bagremi, një lugë uthull molle dhe pak ujë mineral. Pas 75 ditëve preferohet të merret çdo ditë nga një gotë uji mineral me dy lugë mjaltë, dy lugë uthull molle dhe 5-10 pika limon të freskët. Profilaktikja vazhdohet. Kjo terapi mund të ndërpritet pas dy javëve, pasi që në princip janë eliminuar shkaqet e flamës alergjike.Një gjë duhet pasur parasysh: molla asnjëherë nuk duhet të hahet e ftohtë apo me shpejtësi. Në të kundërtën ajo do të bëhet shkak për dhembjen e stomakut dhe të mëlçisë. Ajo duhet ngrënë gjithmonë me temperaturën e mjedisit.

Molla duhet të hahet pa i hequr lëkurën. Sasia e vitaminës C në lëkurën e mollës është gjashtë here më e madhe se ajo që ndodhet brenda saj.

Molla, armiku i cigares

Zakonisht, mbas ngrënies së një molle, pirësit e duhanit kanë një ndjenjë neverie ndaj cigares. Mbështetur në këtë fakt, është e mundur të braktiset pirja e duhanit nëpërmjet ”kurës së mollës“. Por, për të arritur këtë, duhet njëkohësisht edhe vullnet i fortë.Si duhet zbatuar kjo kurë? Duhet të hahen 20 kokrra (mesatare) mollë në ditë dhe kjo të vazhdojë për 2-3 ditë. Pas kësaj lloj diete do të ndjehet një neveri e plotë ndaj pirjes së cigares. Gjatë kohës së zbatimit të kësaj kure, nuk duhet ngrënë asnjë lloj tjetër ushqimi dhe të mos pihet asnjë lloj lëngu.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi