Turizmi Shqiptar ne Malet me Bore pa Jete

Turizmi Shqiptar, në Malet me Borë, pa Jetë

Turizmi malor në Shqipëri prej vitesh ka mbetur në vendnumëro. Asnjë ofertë nuk vjen për turistët e huaj apo vizitorët vendas në ato pika turistike që dikur klasifikoheshin në listën e vendeve me borë, ku sportet e dimrit ofronin pafund argëtim. Voskopoja, mali i Dajtit, Thethi, Dardha apo Vithkuqi, vendet më të larta ku dikur mund të gjejë stacione të vogla skish apo streha akomodimi, heshtin prej vitesh. Përveç një promocioni të thatë, si e fundit alternativë që vjen nga agjencitë shqiptare turistike, në këto pika turistike nuk shkel askush.







Mali i Dajtit ka rrëpira të buta, ku mund të ushtrohet ski dhe sporte të ngjashme, por prej kohësh vendet e destinuara për turizmin malor, nuk janë ridimensionuar për ushtrimin e tyre. ç’ka ka sjellë edhe zhdukjen e pistave të dikurshme të skive. Voskopoja është konsideruar prej vitesh, pika turistike dimërore më e preferuar, kjo edhe për shkak të menusë së pasur kulturore që ofron. Dhjetra kisha me afreske dhe një terren mëse i përshtatshëm për sportet e dimrit. Dardha, një tjetër pikë turistikë në kreshtat e Moravës, ofron një peisazh perfekt dimëror, por edhe disa shtëpi, të përshtatura në hotele. Në skajin tjetër të Shqipërisë, në Alpe, parku i Thethit, mbetet ndër të paktat terrene që ofron ushtrimin të sportit të skive, që prej vitesh në këtë zonë është zhdukur.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama