Regjistroni domainin tuaj .al

Ekspozohen monedhat e rralla shqiptare

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite më parë

Ekspozohen monedhat e rralla shqiptare
Ekspozohen monedhat e rralla shqiptare

Në ekspozitën "85-vjet-monedhë kombëtare" e hapur në Muzeun Historik Kombëtar me rastin e hedhjes në qarkullim të monedhave dhe kartmonedhave të para kombëtare të bien në sy sidomos prurjet e koleksionistëve Nikolla Xharo dhe Muharem Gimjani të cilët ekspozuan nga arkivat e tyre monedha antike të zbuluara në Apolloni, Dyrrah, Bylis, Amantia, Ambraki, Epir.

Koleksionisti Gimjani tregon që rol më të rëndësishëm në qarkullimin monetar gjatë periudhës antike kanë luajtur, Apollonia dhe Dyrrahu, "qytet-shtetet më të mëdhenj të asaj kohe, që ishin koloni të Korintit". "Në bazë të historisë këto monedha datojnë 400 vjet para Krishtit dhe vijnë deri në vitin 48 para Krishtit, pra në kohën e pushtimeve romake", shpjegon më tej Gimjani.

Monedhat e Apollonisë dhe Dyrrahut e prezantuara në këtë ekspozitë ishin drahmet, prej argjendi dhe bronzi, me mbishkrime në gjuhën greke. Bëjnë përshtypje simbolet e përdorura në monedhat antike dhe tipet e tyre, si monedha "Koka e Zeusit", tipi Artemis-majë heshte (e gjetur në Fonike), tipi Gent-Anije Liburnite, tipi lop me viç dhe një sërë monedhash që kanë si simbole figura të sundimtarëve të lashtësisë, mbretër dhe perandorë që vulosin porteret e tyre mbi to.

Po ku janë gjetur këto monedha?

"Arkeologjia i gjen të gjitha në territorin tonë. Kurse këto të koleksionit i kam blerë jashtë shtetit. Kanë dalë dikur për nevoja financiare dhe unë mundohem që t'i marr t'i fus prapë këtu. E vlerësoj faktin që monedhat ilire po vijnë prapë në Shqipëri", tregon për përvojën e tij të mbledhjes së monedhave Muharem Gimjani, i cili edhe në momentet gjatë ekspozitës, priste të bisedonte me një koleksionist të huaj për të bërë blerje. Gimjani, prej 20 vitesh koleksionist, ka vetëm dy vjet që merret rregullisht me prerjen e monedhave antike dhe këtë e bën "thjesht nga pasioni, pa ndonjë interes tjetër", sicc pohon vetë.

Një tjetër koleksionist i ekspozitës, Giuseppe Razza mbulon periudhën 1912-1925 të emetimeve lokale të monedhave dhe kartmonedhave. Kemi kartmonedha 5 para dhe 10 para, ½ grosh, ½ grosh dhe 1 grosh të emetuara gjatë periudhës së "Pleqnisë së Shqipërisë së Mesme", me në krye Esat Toptanin, ½ frangë dhe 1 frangë kartmonedha të Republikës Autonome të Korçës, ½ Skënder, 1 Skënder dhe 2 Skënder në Katundarinë e Korçës, 0.50 franga/ 1 frangë, 2 franga në Gjirokastër, lirat italiane në Berat më 1925 etj.

Në këtë ekspozitë kishte edhe dëshmi të hershme të ekzistencës së kartmonedhës shqiptare, para se Banka e Shqipërisë të emetonte zyrtarisht kartmonedhat e para kombëtare, 5 franka ar dhe 100 franka ar. Bëhet fjalë për kartmonedhën 1 franka ar/5 lekë. Kjo kartmonedhë ishte jetëshkurtër. Shpjegimi jepet në një tekst të vendosur në tryezën e xhamit ku gjendet edhe kartmonedha: "Bazuar në Konventën për krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë u emetua kartmonedha e parë kombëtare shqiptare/ me vlerën 5 lekë/1 frank ar.

Qeveria shqiptare protestoi për këtë kartmonedhë, pasi shqiponja në të u vizatua sipas stilit romak me një kokë dhe jo dykrenore. Për këtë arsye ajo u hoq shumë shpejt nga qarkullimi. Sipas dokumentacionit ekzistues kartëmonedha u shtyp në firmën "Richter" në Napoli të Italisë dhe qarkulloi vetëm 5 ditë. "Gjetja e saj është jashtëzakonisht e rrallë për Xharon, koleksionistin që e ka shtënë në dorë falë një rastësie të jashtëzakonshme gjatë një Panair të Numizmatikës në Itali.

Ekspozita vijon me koleksionin e Kozma Dashi, që ka mbledhur një sërë monedhash të emetuara në periudhën 1939-1944 nga Banka Kombëtare e Shqypnis.
Pasi të keni mbaruar këtë kënd të ekspozitës, ende pa u hedhur te vëzhgimi i emetimeve të Bankës së Shqipërisë pas vitit 92, ndaloni për një çast te dy tryeza xhami që mbajnë mbishkrimet "Monedha Përkujtimore" dhe "Monedha Ari dhe Argjendi të Emetuara në Periudhën 1968-1988". Më saktësisht, para njërës prej monedhave, asaj që përkujton 2600 vjetorin e formimit të qytetit të Durrësit.

"Pjesa më interesante e ekspozitës, janë disa prova të Girando Kotit. Është një koleksionist gjirokastrit që na njeh me disa prova, monedha të emetuara vetëm 5 dhe 10 copë, para viteve1988. Janë jashtëzakonisht të rralla. Firma hungareze që i ka bërë këto ka prodhuar 5 platin, 10 flori, kuptohet nuk janë bërë për koleksionistët, 5 janë për të gjithë botën", flet për rëndësinë e këtyre dy monedhave Nikolla Xharo, koleg me koleksionistin Koti. Mos e lini ekspozitës pa i parë ato monedha ari dhe argjendi. Ekspozita "85-vjet monedhë kombëtare" do të jetë e hapur sot edhe nesër në hollin e Muzeut Historik Kombëtar.

Para Bankës së Shqipërisë

Kjo kartmonedhë ishte jetëshkurtër. Shpjegimi jepet në një tekst të vendosur në tryezën e xhamit ku gjendet edhe kartmonedha: "Bazuar në Konventën për krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë u emetua kartmonedha e parë kombëtare shqiptare/ me vlerën 5 lekë/1 frank ar. Qeveria shqiptare protestoi për këtë kartmonedhë, pasi shqiponja në të u vizatua sipas stilit romak me një kokë dhe jo dykrenore. Për këtë arsye ajo u hoq shumë shpejt nga qarkullimi. Sipas dokumentacionit ekzistues kartëmonedha u shtyp në firmën "Richter" në Napoli të Italisë dhe qarkulloi vetëm 5 ditë.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi