Iliria nė periudhėn e rėnies sė perandorisė romake.

Iliria nė periudhėn e rėnies sė perandorisė romake.

Historia e ilirėve gjatė shek. IV, V e VI e. sonė, njė periudhė qė ka tė bėjė me krizėn e sistemit antik tė prodhimit dhe me rėnien e Perandorisė Romake, ndryshe nga ajo e tre shekujve tė parė tė erės sonė ka mbetur mė pak e studiuar. Vėmendjen e studiuesve pėr kėtė periudhė e kanė tėrhequr sulmet e “barbarėve” dhe luftėrat qė Perandoria Romake dhe mė pas perandoria e hershme bizantine kanė bėrė pėr mbrojtjen e kufijve veriorė. Nuk ka munguar interesimi i historiografisė sė huaj edhe pėr “perandorėt ilirė”, tė cilėt bėnė pėrpjekje pėr t’ia zgjatur jetėn Perandorisė Romake dhe njėkohėsisht rendit skllavopronar nė rėnie e sipėr. Kjo ėshtė, nė historinė e ilirėve, njė periudhė plot me ngjarje tė rėndėsishme, nė tė cilėn ndodhėn invazione e dyndje popujsh tė ndryshėm, qė u shoqėruan me ndryshime nė pėrbėrjen etnike tė popullsive ballkanike. Shekujt IV-VI janė jo vetėm periudha e pėrballimit me sukses tė invazioneve barbare, por edhe periudha e rigjallėrimit tė ilirėve pas rėnies sė Perandorisė Romake, rigjallėrim qė shfaqet nė shumė aspekte tė jetės e tė kulturės sė tyre. Ndryshe nga ajo e veriut, popullsia ilire e trevave jugore u qėndroi dyndjeve dhe invazioneve “barbare” duke ruajtur fizionominė e vet etnike. Kjo me tė drejtė ėshtė njohur si njė premisė themelore historike e etnogjenezės sė popullit shqiptar, sepse nė kėtė trevė, nė mesjetėn e hershme, u mbrujt kombėsia shqiptare.

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA