Federata e Dalmatėve

Federata e Dalmatėve

Nė veri tė shtetit ilir dhe tė Mbretėrisė Dardane banonin popullsi tė ndryshme ilire, tė cilat me pėrjashtim tė ilirėve tė bregdetit tė Adriatikut. dalin vonė nė burimet e shkruara antike. Midis tyre ata qė pėrmenden mė herėt janė “liburnėt” tė njohur si njė nga popullsitė ilire qė zhvilluan detarinė. Por nga ilirėt veriorė, tė cilėt njihen mė mirė dhe qė zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė ngjarjet e shekujve II-I p.e.sonė e nė qėndresėn kundėr pushtuesve romakė, kanė qenė dalmatėt. Kjo gjendje e trashėguar nga pėrshkrimet e autorėve antikė pėr ilirėt e veriut ėshtė pasqyruar nė njė farė mėnyre edhe nė historiografinė e sotme. Nuk mund tė thuhet se mungojnė studimet pėr ilirėt e veriut, por kėto studime lidhen mė tepėr me popullsi tė veēanta, me shtrirjen e tyre gjeografike dhe nuk ka njė trajtim tė pėrgjithshėm tė historisė sė tyre. Kėto studime mbėshteten pak nga tė dhėnat e arkeologjisė, edhe pse kėto janė tė pasura nė krahinat veriore ilire pėr periudhat prehistorike e protohistorike dhe pėr periudhėn e pushtimit romak.

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA