Moikom Zeqo

Moikom Zeqo

Moikom Zeqo ka lindur mė 3 qershor 1949, nė qytetin e Durrėsit. Mė 1971 ėshtė diplomuar nė Universitetin e Tiranės pėr filologji dhe letėrsi. Mė vonė ėshtė diplomuar pėr histori dhe arkeologji si dhe ka bėrė studime pasuniversitare nė Romė, nė Athinė, dhe nė Washington D.C.. Ka punuar si redaktor letrar nė gazetėn “Drita” dhe arkeolog dhe specialist i artit tė lashtė pranė Akademisė sė Shkencave. Ėshtė Doktor i Shkencave dhe mban Urdhėrin e Lartė “Mjeshtėr i Madh”. Ėshtė autori i 62 librave me poezi, prozė, studime arkeologjike, pėr historinė e artit, si dhe tė nje numėri skenaresh pėr filma kinematografike e televizivė me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrė disa herė ēmime tė para pėr librat e tij. Krijime tė Moikom Zeqos janė pėrkthyer nė gjuhėt anglisht, frėngjisht, greqisht, italisht, sėrbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht si dhe nė gjuhėn tonė. Ėshtė autor i tre ekspozitave vetiake nė pikturė. Ka pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė Konferenca Shkencore Ndėrkombėtare me dhjetra herė dhe ėshtė vlerėsuar nga personalitete tė larta tė kulturės shqiptare dhe tė huaj. Moikom Zeqo ėshtė sot njė nga personalitetet mė tė mėdha dhe tė njohura tė kulturės sonė kombėtare. Veprat e tij dallohen pėr njė stil lakonik, tė ngjeshur dhe eruditė dhe mbahet si pionier i postmodernizmit nė letrat shqipe.

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA