Ju jeni këtu: Kreu » Letersia » Bashkekohore » Ismail Kadare
Ismail Kadare
Ismail Kadare lindi më 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e gjuhës e të letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin "Gorki". Është poet dhe prozator, dhe një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqiptare. Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit, por u bë i njohur sidomos me vëllimin 'Shekulli im' (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: 'Përse mendohen këto male' (1964), 'Motive me diell' (1968) dhe 'Koha' (1976). Vepra më e shquar poetike e Kadaresë është poema liriko-epike 'Përse mendohen këto male' (1964) një pasqyrim i përgjithësuar artistik i rrugës dhe fatit historik të popullit shqiptar dhe të Partisë së Punës së Shqipërisë. Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare. Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit 'Gjenerali i ushtrisë së vdekur' (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin 'Kështjella' (1975). Në romanin 'Kronikë në gur' (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela 'Emblema e dikurshme' (1977), 'Ura me tri harqe' (1978) dhe 'Gjakftohtësia' (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani 'Dimri i madh' (1977). Veprat më të mira të Ismail Kadaresë janë përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ismail KadareLibri që botoi Kadare në vitin 2006 "Identiteti europian i shqiptarëve - sprovë" pjesë e të cilit u botuan edhe nga gazeta Shekulli ka shkaktuar një polemikë në mes të tij dhe Rexhep Qosjes. Kështu përderisa Kadare e karakterizon identitetin shqiptarë si perëndimorë, Qosja në librin e tij të quajtur "Realiteti i shpërfillur", thotë se identiteti shqiptar është një miks i atij perëndimor dhe lindor, krishterë dhe mysliman.
Marre nga : www.sq.wikipedia.org
-
Qyteti pa Reklama (kreu XX)
9 vite mė parė
Gjoni s'kishte më shokë. Ai kishte mbetur fare vetëm. Ai kishte Stelën. Gjithë ditën mendonte vetëm për të. Pas shumë mundimesh, më në fund, mezi arriti t'i shkruante një pusullë n
-
Qyteti pa Reklama (kreu XIX)
9 vite mė parė
Të nesërmen dy të dashuruarit ishin të zbehur nga pagjumësia. Stela vështronte e çuditur syrin e nxirë të tij dhe asgjë nuk kuptonte. Ato vështrime plot mall të saj, ai do t'i kujtonte t&e
-
Qyteti pa Reklama (kreu XVIII)
9 vite mė parė
Diana iku tri ditë pas vitit të ri. Gjoni pa nga dritarja e tij se si herët në mëngjes në rrugën e mbuluar me dëborë dolën me valixhe në duar të dy motrat, prindët, dhe gjyshja plak&eum
-
Qyteti pa Reklama (kreu XVII)
9 vite mė parė
Duke rregulluar kravatën përpara pasqyrës, Gjoni thoshte me mend se, së paku, sonte do ta shihte Dianën në mbrëmjen e gjimnazit të Vitit të Ri. Ç'dreq vajze! Përse i largohej vallë? Ajo aq
-
Qyteti pa Reklama (kreu XVI)
9 vite mė parė
Ndërsa Stela numëronte çdo ditë që i ngelej së motrës dhe ndiqte me shqetësim lëvizjet e saj, Diana mendonte se nuk do të ishte keq, që për këto dy javët që i ngelën, t
-
Qyteti pa Reklama (kreu XV)
9 vite mė parė
Më në fund, pas tri ditë grindjesh, ku u përpoqën si në duel filozofira, botëkuptime, perceptime të botës, moralë të vjetër e të rinj, citate të marra andej-këndej, pas ca dys
-
Qyteti pa Reklama (kreu XIV)
9 vite mė parė
Qyteti pa Reklama (kreu XIV)-Kanë dy ditë që rrinë gjer natën vonë, seç kanë, zihen, hahen, djem të rinj, - tha nëna e Stelës, duke trazuar prushin e mangallit. Dy motrat shikuan njëra-tje
-
Gjenerali i Ushtrisė sė Vdekur (fragment)
9 vite mė parė
Në hotel "Dajti" gjenerali e ndjeu veten mirë. Ai shkoi në dhomën e tij dhe ndërroi uniformën. Pastaj zbriti në holl dhe porositi një bisedim telefonik me shtëpinë.Gjenerali, prifti dhe tre












