Qėndresa e Ilirėve kundėr pushtuesve Romak

Qėndresa e Ilirėve kundėr pushtuesve Romak

Luftėrat e gjata tė shtetit ilir dhe atij maqedon ishin bėrė pengesa mė e fuqishme kundėr pushtuesve romakė. Thyerja e kėtyre dy fuqive mė tė rėndėsishme nė Ballkan i kishte hapur Romės rrugėn pėr tė vazhduar mė tej politikėn e saj ekspansioniste nė kėtė gadishull dhe mė tej nė Lindje. Nė shekullin II p.e.sonė dhe nė shekujt qė pasuan, Roma i shtriu luftėrat e saj pushtuese edhe mbi krahinat e tjera tė Ilirisė sė brendshme dhe tė asaj veriore. Objekt i synimeve tė Romės u bėnė, nė radhė tė parė Mbretėria Dardane dhe federata e dalmatėve, dy formacione shtetėrore ilire, tė cilat dolėn nė skenėn politike mė vonė. Mbretėria Dardane, siē u pa nė kreun e mėparshėm, pėrmendet nė burimet e shkruara edhe para kėtyre luftėrave dhe del si kundėrshtare e fortė e ekspansionit maqedon nė Ilirinė Verilindore, duke arritur zhvillimin e saj mė tė madh nė pjesėn e dytė tė shek. III dhe gjatė shek. II p.e.sonė. Nė kėtė shekull tė fundit dardanėt u bėnė gjithashtu edhe kundėrshtarėt mė tė fortė tė pushtuesve romakė. Flamurin e luftės e morėn dalmatėt dhe fiset e tjera tė veriut, qė u bėnė simbol i qėndresės kundėr romakėve pėr njė shekull e gjysmė. Kryengritjet e njėpasnjėshme tė ilirėve morėn karakter tė gjerė duke pėrfshirė thuaj gjithė trevėn ilire nga Danubi nė veri deri nė skajet jugore tė Ilirisė. Nė prag tė erės sonė shpėrtheu kryengritja e madhe e ilirėve, e quajtur kryengritja e Batos, e cila qe kurorėzim i tė gjitha kryengritjeve tė mėparshme dhe i solli dėme tė ndjeshme Perandorisė Romake duke e detyruar tė hiqte dorė nga politika e saj agresive nė Evropėn Qendrore.

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajme dhe tema të nxehta

Moti

Tirana
E larta: 10 Min: 3
Shpejtesia eres: 3.22 km/h
Drejtimi eres: 40
Lageshtia: 95
Shikueshmeria: 2.99
Presioni atm: 1016.1
Agimi: 6:39 am
Perendimi: 5:09 pm

Horoskopi

Kembimi Valutor

Kursi zyrtar i kėmbimit
USD / LEK 105.05
EUR / LEK 139.25
GBP / LEK 166.33
CHF / LEK 115.21
Ndryshimi i fundit: 10.02.2012