Perandoria e famshme “Armani” do te shitet. "Jam i gatshem t'ia shes kujdo qe do te afrohet per ta blere ". Eshte nje pohim i stilistit-shef te ndermarrjes gjigande italiane qe mban emrin e tij, Giorgio Armani, ne nje interviste te botuar sot ne gazeten ekonomike gjermane Handelsblatt.
Lajmi nuk eshte i ri per te ardhmen e ndermarrjes se modes, pronari i se ciles 72 vjeç nuk ka asnje trashegimtar te njohur. Por, po, qe eshte hera e pare qe Armani flet hapur mbi qellimet e tij, per te shitur grupin e njohur .
Nder kandidatet kryesore qe mund ta blene firmen e njohur ne te gjithe boten eshte L’Oreal; ndermarrja kozmetike franceze e cila eshte bashkepunetore me moden italine, me parfumet dhe prodhimet e saj kozmetike. Stilisti italian e ka njohur interesin e ndermarrjes franceze, por ka siguruar se ne se dikush do t'i paraqese “ndonje propozim me te mire”, ai do ta kete parasysh ...(!)
Grupi Armani ka nje linje mode tradicionale, Giorgio Armani, nje linje per te rinj , Emporio Armani, nje linje per dekorim te brendshem, Armani Casa dhe disa hotele.
Stilisti prezantoi dje nje koleksion te ri per pranvere -vere, ne pasarelen femërore të Modës në Milano. Xhorxhio Armani dhe Dolce Gabbana sollen tendence dhe sharm ne koleksionin dimer 2007.
Marre nga : Gazeta Shqiptare