Kur VIP-at Jane Vetem “miq”


Penelope Cruz
“Jemi miq të mirë”, duket se është shprehja që përdoret më së shumti për të mohuar thashethemet, që lindin për raportet intime të VIP-ave me kolegë të tyre. Ndoshta në fillim lidhjet intime kanë lindur mes miqsh, dhe kjo nuk është aspak çudi. Më pas zërat kanë rrëfyer se ka më tepër miqësi mes tyre. Dhe kjo quhet një lidhje dashurie. Këtë gjë kanë bërë Penelope Cruz dhe Oliver Martinez. Aktorja spanjolle është fotografuar një natë vonë jashtë hotelit “Chateau Marmont”, në Los Angeles. Ajo ishte duke u përshëndetur me Oliver Martinez shumë “miqësisht”. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur vetëm 12 orë pasi Oliver ishte ndarë përfundimisht nga e fejuara e tij, Kylie Minogue (i cili është shprehur se ka mbetur mik me këtë të fundit). Penelope është shprehur rreth këtij takimi të vonë se: “Oliver dhe unë jemi miq të mirë qysh prej shtatë vjetësh. Jemi shumë të afërt me njëri-tjetrin”. Cruz më pas ka thënë se për Oliver, ajo është një shpatull ku ai shpesh edhe mund të qajë: “Për atë tani është një moment i vështirë, dhe unë jam pranë tij në këto momente, për ta ndihmuar të kalojë këtë situatë të vështirë të jetës së tij “.
Pra, mos bëhet vallë për një takim të pafajshëm mes të dyve? “Është e këndshme ta takosh atë çdo ditë, ai është një djalë mjaft i mirë, por mes nesh nuk ka ndodhur asnjë gjë”. Por do të jetë koha që do të tregojë nëse ajo ka thënë të vërtetën, apo këto janë vetëm ca gënjeshtra...
Cameron Diaz
Edhe ylli Cameron Diaz ka frenuar zërat që flasin për një lidhje të mundshme të saj me Kelly Slater, një mik i saj i rinisë ky. Vetëm pak ditë pasi ajo ishte ndarë nga Justin Timberlake, aktorja është fotografuar në ishujt Hawai në shoqërinë e kampionit të surf-it.
Meg Ryan
Mes të tjerëve edhe Meg Ryan, biondja simpatike, 45 vjeçe, thuhet se ka një lidhje me një ish-mik të sajin. Pikërisht këtyre ditëve të fundit, vjen lajmi se ajo është lidhur me 37 vjeçarin Matthew Perry, një nga protagonistët e serisë së suksesshme “Friends”. Perry është parë të hyjë në shtëpinë e Meg të shtunë në mbrëmje nga ora 20:30. “Për atë dera është gjithmonë e hapur”, - dihet se ka thënë aktorja. Të dy bashkë ata kanë kënduar në “The Brentwood Restaurant” në Los Angeles. Kështu që nuk është keq që nga shok të bëhesh i dashur i Meg.
Ndërkohë, edhe aktorja Scarlett Johansson mohon flirtin e saj me Justin Timberlake.

Përgatiti: Ilda Lumani
Marre nga : Gazeta Shqiptare 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama