“Më 20 shkurt diktatura hoxhiste, e plagosur për vdekje, do të bënte të gjitha përpjekjet që me zjarr e hekur, të rivendoste forcën e saj, do të ndërmerrte ekzekutimin e të rinjve në rrugët e Tiranës, me falangat e saj të drejtuara nga Ramiz Alia dhe Gramoz Ruçi, do të akuzonte Partinë Demokratike për terrorizëm dhe do të përpiqej ta nxirrte atë jashtë ligjit”, tha Meçani. Zëdhënësja theksoi se “sot pas 19 vitesh, Partia Demokratike në pushtet dhe koalicioni i saj qeveritar, dalin përpara shqiptarëve me zotimin solemn se garantimi i lirive dhe të drejtave të tyre, zgjerimi i tyre i vazhdueshëm, mbeten objektivat e përhershëm dhe më madhorë të programit të saj”.