Topi Tryeza e dialogut do te vazhdoje

Topi: Tryeza e dialogut do te vazhdoje
Presidenti i Republikes Bamir Topi vleresoi se momenti me pozitiv i tryezes se sotme mes dy paleve kryesore politike ne vend eshte rifillimi i dialogut politik mes maxhoances dhe opozites. Duke shprehur vleresimin per bisedimet e hapura dhe pa komplekse te aktoreve te politikes, te cilet diskutuan per opsionet e tyre, Topi theksoi se tryeza e dialogut do te vazhdoje.

"Ne rame dakord qe presidenti te vazhdoje te kerkoje pikat e perbashketa, ku palet mund te gjejne gjuhen. Kjo jep shpresen se tryeza bashke me elemente te tjere, perfshi ketu edhe ata te ekspertizes, do te vazhdoje te hedhe bazat qe demokracia ne Shqiperi te jete efikase", u shpreh kreu i shtetit. Me qetesi presidenti verejti se marredheniet e krijuara deri me sot, nuk mund te sillnin asesi perfundime ekstremisht pozitive, por duhet vleresuar rifillimi i komunikimit nga distanca ne tavoline. Presidenti i Republikes pershendeti uljen ne tryeze si te Berishes ashtu te Rames, si dhe rolin e partnereve nderkombetare ne kete situate politike qe po kalon vendi.


Rama: Nuk heq dorë nga hapja e kutive

Pas përfundimit të tryezës së dialogut thirrur nga presidenti Topi, ka ardhur edhe reagimi i liderit socialist Edi Rama. Kreu i opozitës sqaroi se i ka kërkuar haptazi kryeministrit Berisha hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Sipas Ramës, kërkesat e tij nuk ndryshojnë dhe hapja e kutive mbetet në themel të tyre.

“Me zotin Berisha patëm një ballafaqim të hapur, i nënvizova se ne nuk lëvizim nga vendimi për transparencën e zgjedhjeve.”

Gjatë tryezës Rama bëri me dije se e ka sqaruar Berishën që nuk kërkon ndryshimin e vendimeve kushtetuese por vetëm autopsinë e zgjedhjeve, pra sipas tij, hapjen e kutive.“E sqarova zotin Berisha se nuk kemi punë me vendimin e gjykatave, duam të bëjmë autopsinë e zgjedhjeve të vdekura që zgjedhjet e ardhshme të mos vdesin më”- deklaroi Rama.

Por sipas kryesocialistit, nuk duhet të zvarritet gjetja e një kompromisi, pasi kriza politike po vazhdon të bëhet e papërballueshme

“Nuk shkova në tryezë për pazar por për një parim. Shkova për ta ndarë Shqipërinë nga tradita e zgjedhjeve të korruptura, jam i gatshëm të vazhdoj të përpiqem përgjetjen e dialogut, por nuk pranoj zvarritjen e tij në pafundësi, pasi kriza po bëhet e papërballueshme”- përfundoi Rama.

Berisha nuk terhiqem

Ka qene ora 14:05 minuta kur ka perfunduar tryeza politike ne Presidence. Pre tre ore eshte debatuar dhe palet si Berisha dhe Rama duket se kane qendruar te palekundur ne qendrimet e tyre, sidomos ne piken per hapjen e kutive. Kjo u la te kuptohet nga Kryeministri Sali Berisha qe vlerësoi se sot se gjatë bisedimeve 3 oreshe që pati me Ramën i njoftoi ketij te fundit se është i gatshëm të bëjë të gjitha kompromiset e nevojshme për çështjet zgjedhore, që kanë të bëjnë me opozitën dhe maxhorancën, por nuk mund të trajtojë problemet që janë me gjykatat.  Berisha bëri të ditur se do ti duhet Presidentit dhe eksperteve të ndjekin situatën. Kryeministri Berisha deklaroi për mediat se mbledhja ne tryeza "kjo është një përpjekje serioze pozitive".

“Unë ne këtë takim, të cilin e kam vlerësuar si një përpjekje serioze pozitive, pati një shkëmbim të hapur të pikpamjeve mendimeve të shprehura. Ajo cka ramë dakort është që Presidenti i Republikës të vazhdojë të eksplorojë të gjitha mundësitë e konvergjencave mes cështjeve të bazuara në rezoluten e KE, në materialin përfundimtar të OSBE-ODIHR, sikundër e garantoj edhe Presidentin dhe Ramen që jemi të gatshëm për të gjitha kompromiset për cështjet zgjedhore mes PS e PD”.

Berisha gjithashtu bëri të ditur se i kërkoi kreut te PS të listojë cdo kërkesë të mëtejshme, porse duke i sugjeruar asgjë si hapja e kutive, pasi kjo sipas kreut të qeverisë bie ndesh me gjykatat.

“Unë i kërkova zotit Rama ta listoje gjithë programatikën. Natyrisht unë nuk mund të trajtoj dhe nuk kërkoj të trajtohet problemi që kam me gjykatën sikundër problemet që Rama i ka me Gjykatën e Apelit, kjo është ajo që mund të them, cdo problem që Rama ka me mazhorancën jam i hapur ta trajtoj, por problemet me gjykatat, jo”.

"Unë jam këtu para jush si një njeri i penalizuar në mënyrën më të përsëritur gjatë proceseve zgjedhore nga gjykatat. Nuk i kam bërë kurrë ato probleme ndërpartiake, por i kam mbajtur dhe do i mbaj si probleme mes meje dhe gjykatave, ndaj të cilave jam i detyruar të nënshtrohem", tha Kryeministri Berisha.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama