Sali Berisha Shmangem katastrofen

Sali Berisha: Shmangem katastrofen
Ne deklaratat e leshuara ne zonat e përmbytura, kryeministri vijoj duke shtuar se, "Qendrojne nen uje territoret me pjellore te trojeve shqiptare. Kjo ka qene dhe eshte nje nga zonat me te fuqishme te prodhimit bujqesor ne vend", theksoi Berisha, duke vleresuar solidaritetin e te gjitheve ne kete moment. Shefi i qeverise gjithashtu u shpreh se digat jane te sigurta dhe nuk perbejne rrezik si dhe shtoi se KESH ka zbatuar rregulloren per derdhjet.

Edhe Ministri i Financave, inspektoi ditës zonat e përmbytura ditët e fundit në rrethin e Shkodrës dhe garantoi vlerësimin e dëmeve të shkaktuara. Ministri i Financave tha se, “Një izolim pak i zgjatur ngre problemin e mbështetjes me bazë ushqimore edhe për blegtorinë dhe nga dita e djeshme do të fillojë shpërndarja e bazës ushqimore dhe për blegtorinë. Pra me ngritjen e një fondi operacional, në çdo ditë do të plotësojmë të gjitha nevojat jo vetëm për banorët, por edhe për bagëtinë në këto zona pasi ky izolim mund të zgjas dhe ditë të tjera”. Ministri siguroj edhe banoret që shpërndarja e bazës ushqimore do të jetë transparente dhe korrekte, si dhe do të bëhet vlerësimi i çdo demi të shkaktuar nga përmbytjet....

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama