Prifti Gjendja drejt permiresimit kerkesa e opozites politike

Prifti: Gjendja drejt permiresimit, kërkesa e opozitës politike
Prifti deklaroi se me stabilizimin e situatës do të ndërpriten edhe shkarkimet në hidrocentralet mbi lumin Drin. “Jemi në nivele pozitive të kaskadës dhe nuk është aspak çudi që për një hark 3-4 ditë ne të ndalojmë shkarkimet nga kjo kaskadë. Prifti e cilësoi si opozitës kërkesën e vazhdueshme të opozitës për dorëheqjen e tij. Sipas tij, të majtët kërkojnë të përfitojnë nga fatkeqësia natyrore ndërsa garantoi se siguria e sistemit energjetik shqiptar është maksimale...

Ndërsa edhe Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami inspekton zonat e përmbytura. Gjatë inspektimit të situatës në qarkun e Shkodrës se “gjendja është e qëndrueshme dhe nën kontroll”. Gjatë ditës së djeshme ai ka inspektuar fshatin Mali i Jushit të komunës së Bushatit, ndër më kritikët nga përmbytjet e lumenjve të Bunës dhe Drinit. Në një takim me banoret e këtij fshati, ministri Imami bëri thirrje për qetësi dhe evakuim të tyre, duke u nisur dhe nga situate me një rritje të lehtë të ujërave. Forcat e Ushtrisë dhe Policisë ndodhen në angazhim të plotë në ndihmë të banorëve dhe po vijojnë në mënyrë sistematike ndarjen e ndihmave.




Artikujt e fundit


Reklama

Reklama