Permbytjet ne shifra 10.000 ha toke 2.405 shtepi...

 Permbytjet ne shifra, 10.000 ha toke, 2.405 shtepi...
Nga mengjesi ne mesdite rezultojne te jene permbytur edhe 200 shtepi me shume. Te dhenat e fundit te Ministrise se Brendshme deri ne mesdite, tregojne se ka filluar evakuimi edhe ne lagjet e qytetit, per shkak te rritjes se vazhdueshme te nivelit te liqenit dhe permbytjes se shtepive edhe ne qytet. Niveli i lumit Bune eshte 9 metra e 11 centimetra, vetem 14 centimetra nga niveli kritik, pas te cilit edhe Buna nis permbytjet ne hyrje te qytetit te Shkodres.Ministria e Brendshme njofton se eshte bere evakuimi i 200 personave nga lagjja Livade e qytetit. Gjithashtu vazhdojne evakuimet edhe nga fshatrat e tjere te permbytur tashme prej disa ditesh, nderkohe qe rruga qe lidh qyteti me pjesen tjeter te vendit eshte bere e kalueshme. Ndersa ka filluar edhe dergimi i ndihmave nga kompani te ndryshme private dhe rezervat e shtetit te cilat po magazinohet ne depot e ushtrise ne Gjader te Lezhes si dhe ne ish-uzinen e telave ne Shkoder. Paralelisht, sipas Shtabit te Emergjences, po behet edhe planifikimi per shperndarjen e ndihmave ne komunen e Dajcit, e cila eshte edhe komuna me e madhe dhe me e prekur. Vetem ne kete komune jane permbytur 2 mije hektare toke dhe mbi 1187 shtepi. Forcat e Armatosura qe jane vene ne dispozicion te zones se permbytur jane shtuar nga 611 ne 839. Ne total ne ultesiren e Shkodres, rezultojne te jene permbytur 10 mije hektare toke, 2.405 shtepi si dhe jane evakuuar 4 mije e 177 persona.

Kosova ndihmon me 200 mijë euro Shqipërinë

Në mbledhjen e parë për këtë vit, Qeveria e Kosovës ka aprovuar propozimin për të ndihmuar Shqipërinë me 200 mijë euro, për të përballuar gjendjen e krijuar si pasojë e përmbytjeve, ndërsa është kërkuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) që të rrisë numrin e trupave të dërguar atje. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të shtunën se ekzekutivi vendor është duke ndjekur nga afër situatën e krijuar në Shqipëri pas përmbytjeve nga vërshimet, dhe janë ndërmarrë masa duke dërguar pjesëtarë të FSK-së dhe grupe të zjarrfikësve të Kosovës, të cilët tani më janë atje. “Jemi të gatshëm të rrisim numrin e pjesëtarëve që të ndihmojnë në përballimin e gjendjes dhe do të kërkojnë nga ju zotëri ministër Mujota që të rrisni që nga sot numrin e të dërguarve në Shqipëri. Të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë dhe potencialet të cilat i kemi ne, në koordinim edhe me autoritetet ndërkombëtare që i kemi këtu që të shfrytëzohet kapaciteti më profesional, i mundshëm edhe njerëzor, por edhe teknik, në mënyrë që të jemi më afër qytetarëve atje të jemi më afër angazhimeve për tejkalimin e kësaj gjendje jo edhe të lehtë për qytetarët në Shqipëri”, tha kryeministri Thaçi. Me qëllim të ndihmës për përballimin e situatës së krijuar nga vërshimet e fundit në rrethin e Shkodrës, kryeministri Thaçi tha se Qeveria e Kosovës ka ndarë për Shqipërinë si ndihmë fillestare 200 mijë euro. “Kemi pasur dhe do të kemi gjithmonë solidaritet, ndërvëllazëror, por edhe ndërshtetëror me popullin dhe shtetin e Shqipërisë. Një solidaritet, ndër vëllazëror dhe ndërshtetëror ky i ndërsjellët dhe i dëshmuar prandaj Qeveria e Kosovës kemi menduar që sot paraprakisht si ndihmë fillestare të propozojmë të ndajmë 200 mijë euro për përballimin e gjendjes, por do të jemi të gatshëm për ndihma edhe më të mëdha, varësisht nga situata, kushtet dhe rrethanat e reja që mund të krijohen”, tha Thaçi, transmeton KosovaPress.




Artikujt e fundit


Reklama

Reklama