Bien prurjet ne Fierze

Bien prurjet ne Fierze
Nderkohe ne qytetin e Shkodrës vijon të mbetet problematike situata , ku në periferi të qytetit vijojnë përmbytjet, gjithashtu rruga nacionale Shkodër-Tiranë vazhdon të mbetet e bllokuar për shkak të nivelit të lartë të ujit. Rruga është e bllokuar në harkun e Bërdicës nga shkarkimet e ujit në HEC-et. Ky aks është i kalueshëm vetëm nga mjetet e mëdha.  Ministria e Brendshme ka publikuar të dhëna për situatën në zonat e përmbytura në veri të vendit. Sipas MB-së, deri në orën 09:00 të ditës së sotme në qarkun e Shkodrës janë përmbytur 10170 hektarë tokë, dhe 2110 banesa. Ministria bën me dije se në këtë qark janë evakuuar 3752 persona. Në bashkinë e Shkodrës janë përmbytur 250 ha tokë dhe 320 shtëpi. Nga kjo bashki janë evakuuar 148 persona. Në komunën e Dajçot janë përmbytur 2000 ha tokë dhe 1187 shtëpi, ndërkohë që janë evakuuar 2 mijë persona.

Në komunën Ana e Malit janë përmbytur 137- ha tokë dhe 180 shtëpi. Nga kjo komunë janë evakuuar 230 persona. MB njofton se në komunën e Velipojës janë përmbytur 2000 ha tokë dhe 50 shtëpi. Në këtë komunë është bërë e mundur evakuimi i 25 personave. Në komunën e Bërdicës janë përmbytur 1700 ha tokë dhe 65 shtëpi, ndërkohë që janë evakuuar 350 persona. Në komunën e Gurit të Zi janë përmbytur 650 ha tokë, 200 shtëpi dhe janë evakuuar 689 persona. Në komunën e Bushatit janë përmbytur 1700 ha tokë dhe 100 shtëpi, ndërkohë që janë evakuuar 300 persona. Në komunën Qendër e Madhe janë përmbytur 8 shtëpi, 500 ha tokë dhe janë evakuuar 10 persona.
 

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama