Debora izolon veriun e vendit situata pritet te jete akome me e veshtire

Debora izolon veriun e vendit, situata pritet te jete akome me e veshtire
Rreshje te konsiderueshme debore kane rene gjate nates se mbremshme dhe ne oret e para te mengjesit te sotem ne zonen e Peshkopise, Burrelit, Bulqizes, Kukesit, Hasit, Tropojes dhe Pukes.

Trasheshia e debores brenda nje nate ka shkuar deri ne 30 centimetra ne zonat e banuara, ndersa ne zonat e thella malore trashesia eshte edhe me e madhe.

Korrespondentet tane ne rrethe na njoftojne se ka veshtiersi ne qarkullimin e automjeteve ne disa akse nacionale per shkak te debores dhe akullit. Mjetet rekomandohet qe te levizin te pajisur me zinxhire.

Edhe ne zonen e Korces kane nisur reshje te konsiderueshme duke shkaktuar veshtiresi, vecanerisht ne aksin Korce-Kapshtice dhe Korce-Kolonje.

Ndersa ne zonen e Shkodres raportohet se ka reshje shiu, ne ultesira dhe reshje debore ne malesine e Dukagjinit.

Per shkak te debores ne rruge raportohet edhe aksidenti i pare qe ka ndodhur ne aksin Burrel-Bulqize.

Nje automjet ka dale nga rruga duke rreshqitur rreth 60 metra dhe per pasoje nje person ka humbur jeten dhe dy te tjere jane plagosur shume rende.

Nga Top-Channel

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama