Deklaratat e kryetarit të partis socialiste vijojnë pas atyre të kryeministrit ku z.Berisha deklaroj dje për 100 ditët e qeverisjes së re, nder të tjerat tha: Zgjedhjet ishin faktor përcaktues për 26 nëntorin. Por jo vetëm, edhe reformat ishin të rëndësishme që KE miratoi kërkesën e Shqipërisë për procesin e anëtarësimit apo statusin e kandidatit siç quhet ndryshe. Gjatë këtij 100 ditëshi Shqipëria doli në listën e bardhë për heqjen e vizave. Premtimi im solen është se gjatë vitit të parë të mandatit të dytë, shqiptarët do të lëvizin lirshëm në Europë (v.2010).
Duke ju referuar kreut te PS z. Berisha deklaroj se "Opozita e ka humbur shansin për të qenë aktor në reformat e mëdha që sollën ndryshime në integrimin e vendit. "z. Rama duket se po mendon mbapsht se nëpërmjet bojkotit do ti bënte thirrje ndërgjegjës së Europës për të ndryshuar vendimet e mëdha të Europës për Shqipërinë (pranimi i aplikimit të Shqipërisë si vend kandidat, më 26 nëntor)".
Sipas tij, kërkohet ti vihet kazma ndërtesës se demokracise, kërkohet të kthehet Parlamenti në gjykatë dhe kjo është e papranueshme. "Uroj dhe dëshiroj që vendimet e mëdha historike ta bëjnë z.R ama të nxjerrë mësime dhe une i them se është i mirëpritur që çdo akt në drejtim të integrimit ta bëjmë bashkarisht në interes të vendit", tha dje z. Berisha.











