Ermela Teli aktorja e re dhe e suksesshme shqiptare

Ermela Teli, aktorja e re dhe e suksesshme shqiptare
E gjendur tashme ne nje periudhe pauze artistike, Ermela perfiton per t’ia kushtuar kohen e saj te lire shoqerise. Teksa shoqerojme aktoren 28 vjecare, gjejme prane saj mikeshen e ngushte Zhujeta Cimen, e cila na tregon me kenaqesi per miqesine me Ermelen. “Bota e Armeles eshte ndonjehere nje ‘piter pan’ i vogel, patjeter nje femer e formuar dhe shume e zgjuar.

Mua me ka bere pershtypje tek ajo te qenurit pozitive”, shprehet Zhuljeta. Por, teksa flasim me mikeshen e Ermeles, ajo nuk nguron te na zbuloje me ane te nje historie, pasionin e Ermeles, levizjen me biciklete. “Nje nga pasionet tona me te bukura eshte dalja ne natyre me biciklete. Ne nje rast kur Armela cpoi gomen, ishim rreth 25 veta. Nderkohe qe te tjeret ishin duke ecur me bicikleta, ajo ecte ne kembe”, thote Zhuljeta. Duke ndjekur aktivitetin e perditshem te Ermela Telit arrijme te zbulojme edhe nje karakteristike tjeter te Ermeles, qe ajo di t’i ruaj gjate shoqerite. Prane saj, ndodhet edhe nje mik i vjeter i fakultetit, regjisori Erion Beci, i cili na rrefen natyren e aktores, tashme me nje eksperience 10 vjecare ne kinematografi dhe teatro.

 “Ermela eshte here pas here goce naive, goce e cilter. Here pas here shume e zgjuar shume intuitive. Tani ajo po i hedh ne treg enderrat e saj te cilat ishin realizimi i nje filmi qe sapo e ka perfunduar. Armela eshte goce me qellime qe nuk ka i lene endrrat te mbeten ne syrtar”, shprehet Erioni. E teksa degjojme rrefime nga miqte e Ermla Telit ne largohemi, duke e lene ate mes projekteve dhe argetimit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama