Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu e ka nderuar kryeministrin Berisha me medaljen e artë të lirisë, me motivim "kontribut në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë". Kryeministri Berisha duke folur për idenë e tij të integrimit kombëtar ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë një synim - integrimin në BE si dy shtete të veçanta. Gjatë qëndrimit në Kosovë, kryeministrit shqiptar në Universitetin e Prishtinës do t'i jepet edhe titulli "Doctor Honoris Causa", ndërsa do të shpallet edhe qytetar nderi i Prizrenit.
Vizita e tij, është e dyta në cilësinë e kryeministrit. Megjithese vizita bëhet më ftesë të kreut të qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, ky i fundit nuk ishte ne aeroportin e Prishtines per te pritur Berishen. Ai u prit nga zv.kryeministri dhe ambasadori i Tiranes ne Prishtine. Berisha udhetoni me avion drejt Prishtines. Tuneli i rruges se re Durres-Kukes, vazhdon te jete i mbyllur. Ai u inagurua dy here rresht gjate fushates elektorale per zgjedhjet e qershorit ne Shqiperi.
Gazeta Shekulli











