NY Times Shqiperia vend ideal per te investuar

NY Times, Shqipëria vend ideal për të investuar
Një nga këta pronarë të suksesshëm është Donika Mici aktualisht pronare e një fabrike këpucësh Made in Albania, të cilat prodhohen vetëm për eksport në tregjet europiane. Fabrika e saj Doniana u krijua në vitin 1992, por sot pronarja e saj Donika Mici nuk druhet të vendosë markën e vërtetë të prodhimit të këtyre këpucëve, duke konkurruar denjësisht në dyqanet e mira të këpucëve, në Itali, Britani, Gjermani dhe Francë. Kjo kompani punëson sot 1400 punëtorë dhe shitjet kapën 14 milion euro në 6 muajt e parë të këtij viti. Sipas saj duhen vetëm 30 ditë që një palë këpucë të dalin nga fabrika për të shkuar tek porositësit në Londër apo Paris. Ajo shprehet se Shqipëria ka potencial të bëhet një burim alternativ si Kina dhe India pasi dhe në vendin tonë fuqia punëtore është shumë e lirë.

Por gjithsesi transformimi i Shqipërisë nuk është i lehtë, kryebashkiaku i Tiranës, një ish artist karizmatik ka lyer me ngjyra të shndëritdshme fasadat e Tiranës, ka hequr 90 ton plehra, dhe ka investuar shumë në arsim dhe shëndetësi. E megjithatë Shqipëria renditet në vendet e botës së tretë, ekonomia është aq pak e zhvilluar sa që ende Shqipëria importon të mirat bazë, si sheqer dhe qumësht. Trasparency International e rendit Shqipërinë si një ndër 10 vendet më të korruptuara në botë, ndërsa sipas Amnisty International 18% e popullsisë jeton nën minimumim e varfërisë që është 2 dollarë në ditë. Kryeministri i vendit Sali Berisha këmbëngul se vendi është në rrugën e duhur, madje shton se nuk ka krizë ekonomike, por Guvernatori i Bankës Qendrore paralajmëroi në gusht se shpenzimet e mëdha qeveritare po kërcënojnë stabilitetin makroekonomik të vendit.

 Ndërkohë investitorët e huaj ngrenë një tjetër problem për Shqipërinë, një prej tyre është Francesko Becheti, një ndër investitorët e parë të huaj që mbërriti në Shqipëri në 1997-ën në kohën kur të gjithë iknin. Ai thotë se problemi më shqetësues është infrastruktura. Kompania e tij investon 1.5 miliardë në projekte energjie përfshirë dhe një hidrocentral mbi lumin Vjosa në Kalivaç. Ai thotë se Shqipëria është e bekuar me burime ujore dhe mund të bëhet një burim i rëndësishëm për energjinë rajonale por shton se u desh të financonte vetë rrugën 10 km për të transportuar materialet e hidrocentralit deri në Kalivaç.

Pavarësisht investimeve disa pronarë ankohen se fuqia blerëse në këtë shoqëri ku të ardhurat mujore janë mesatarisht 300 euro, është ende e ulët. Qemal Hoxha është pronari i një restoranti në Durrës që dikur ishte një bunker i ngritur nga vetë ai si ushtarak. Ai i mban cmimet e ulta për të patur klientë. Ai është shprehur për gazetën se nëse do të kishim ndërtuar rrugë në vend të 700 mijë bunkerëve, Shqipëria do të ishte sot Zvicra e Ballkanit.



News24

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama