Ai i shprehu mirënjohje të thellë homologut turk, Rexhep Taip Erdogan për pranimin e ftesës e cila është shenjë e solidaritetit dhe miqësisë mes dy vendeve. Dy kryeministrat mbërritën në ceremoninë e inaugurimit rreth orës 13.00. Tuneli- tha Berisha- do të shndërrohet në faktor të madh të bashkëpunimit dhe integrimit rajonal. “Qytetarë të Kosovës ju sot merrni një shpërblim të madh për luftrat tuaja për liri dhe dinjitet kombëtar. Korridoi i kombit është dëshmia e madhe e madhështisë së lirisë e ndërtuar këtu në terrenin ndofta më të vështirë të planetit nga njëri prej kombeve që prej 15 vitesh renditej ndër më të varfrit në botë.”
Mungon Thaci Kryeministri kosovar Hashim Thaci mungon në ceremoninë e përurimit të një njërit krah të autostradës Durrës-Kukës-Morinë e cila po zhvillohet këto momente në hyrje të mbikalimit të parë të kësaj autostrade. Zyra e medias pranë Kryeminsitrit shqiptar Sali Berisha bën të ditur se shkak i mungesës së Hashim Thacit është axhenda e tij, për të cilën kishte planifikur një udhëtim në SHBA. Por në agjendën e publikuar online në faqen zyrtare të kryeministrisë kosovare nuk është shënuar as ceremonia e autostradës Durrës- Kukës- Morinë dhe as vizita në SHBA.
BalkanWeb
Kryeministri shqiptar Sali Berisha i shoqëruar nga homologu turk, Rexhep Taip Erdogan rreth orës 13. 07 minuta kanë hipur në podiumin e ngritur në hyrje të mbikalimit të parë autostradës Durrës-Kukës- Morinë, pak kilometra larg urës së Fanit.











