"E bëra, pasi kështu askush nuk mund të më thotë që gënjej dhe nuk kam qenë atje, - tha ajo kur u pyet pse ka kryer rregjistrime.
Ai që "menaxhonte" vajzat ka qenë Xhanpaolo Tarantini, një sipërmarrës puliez dhe është pikërisht ky që ka çuar D\'Addarion në dy nga festat e Berluskonit. Para prokurorisë gruaja ka treguar se pakti ishte për 2000 euro nata, por "mora vetëm 1000 mijë pasi nuk pranova të rrija deri në fund".
"Herën e dytë kanë qenë zgjedhjet në SHBA, - tregon ajo, - qëndrova dhe e lashë pallatin të nesërmen në mëngjes. Kur arrita në hotel, mikja ime më pyeti nëse e kisha marrë zarfin me lekë, por i thashë se nuk kisha marrë asgjë. Objektivi im nuk ishin paratë: doja ndihmë për një projekt dhe Berluskoni më siguroi se do ta bënte".
Dëshmia e saj vazhdon..."Të gjitha ne kontaktoheshim nga Xhanpaolo, i cili na pyeste nëse ishim të gatshme të niseshim. Shkonim me taksi deri në hotelin që na thuhej dhe atje duhet të prisnim shoferin e Xhanpaolos, i cili na shpinte në pallatin Grazioli. Kur shkonim në hotel na thuhej se çfarë duhet të vishnim: fustane elegante dhe shumë pak tualet".
Vetë Berluskoni vazhdon të mohojë gjithçka, duke thënë që bëhet fjalë për "festa të pafajshme", ndërsa hetimet e prokurorisë së Barit i ka quajtur "spazzatura" (plehra).











