Shperthimi ka krijuar edhe nje grope ne toke megjithese automjeti ishte ne levizje. Policia ka kerkuar te dhena per konflikte te mundshme te viktimes por deri me tani nuk ka patur rezultate ne kete drejtim. Eshte hetuar edhe ne lidhje me faktin se ku parkohej automjeti i viktimes dhe eshte mesuar se ai heren e fundit ka parkuar prane nje fushe kalcetoje, ku nuk e ka mbyllur automjetin e tij per shkak te sigurise qe kishte.
Aleks Keka humbi jeten paraditen e se enjtes ndersa po shkonte ne drejtim te qytetit te Shkodres ne nje takim me kryetarin demokristian, Nard Ndoka. Pas vrasjes ky i fundit leshoi akuza te ashpra politike ne drejtim te nenkryetares demokrate Jozefina Topalli, ndersa policia nxitoi te deklaronte se viktima kishte nje te kaluar kriminale. Familjaret e viktimes mohuan kete fakt ndersa pasditen e sotme eshte planifikuar edhe ceremonia mortore.
Top Channel











