Tika Camaj modelja shqiptare qe sfilon per D&G dhe Gucci
- Botuar: 17 vite më parë
- Shkruar nga:
Kënaqësi më të madhe nuk ka kur dëgjon për suksesin e shqiptarëve nëpër botë. Këtë gjë bën pikërisht bukuroshja nga Mali i Zi, Tika Camaj Ivezaj. Edhe pse e martuar, lidhja e saj nuk i pengon aspak që të vazhdojë punën si modele, duke sfiluar dhe duke qenë imazh për kompanitë më të njohura të modës. Martesa me Markun, një djalosh po ashtu nga Mali i Zi, Tikën e ka bërë të ndihet një ndër femrat më të lumtura të botës. Të dy jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një rrëfim për “Panorama plus” ajo shpalos planet dhe punën e saj në Amerikë dhe vende të tjera të botës.
Me çka merreni momentalisht?
Momentalisht punoj si modele kurse jam duke ndjekur edhe shkollën për stiliste “Fashion designer”, në të cilën jam part time.
Për cilat firma të njohura botërore ke sfiluar?
Kam sfiluar për kreatorë të ndryshëm si psh: Naeem Khan, Etro, D&G , Gucci, Pamela Roland, Ed. Harde, Jenifer Lopez, House of dereon, Beyonce, Just Cavali, Oscar dela rente, Chanel, Carolina Herea, Jimmy Choo, Shim Inoftur, Red Carter, Vix, Poco Pana, po ashtu kam reklamuar edhe hapjen e saloneve të ndryshme të veturave: Ferrari, Lamborghini, Audi, Ford, Benz etj, ndërkohë që kam qenë pjesë e disa magazinave të ndryshme amerikane që dmth kam punuar në Amerikë në përgjithësi në New York, Miami, LA, Chicago, Michigan etj, por duke mos anashkaluar edhe Gjermaninë, Hawai, Parisin etj.
Cilat mund të konsiderohen si sukseset e juaja gjatë kësaj karriere deri më tani?Me çka do mburreni në jetë?
Ndër sukseset e mia më të mëdhaja është edhe sfilimi me veshjet e “Victoria ’s Secret”. Po jam shumë e lumtur në jetën time deri më tani, si në karrierën time po ashtu me gjithçka që më është ofruar në jetë, çdo sukses i imi ka vlerën e vet, të punosh si modele në një shtet kaq të madh nuk është pak, e konsideroj veten me fat dhe ja ku jam tash.
Një pikë të dobët dhe një sekret të pamjes tënde?
Pikë të dobët? Sigurisht që kam? Si mendoni ju (qesh), po si thonë edhe diamanti nuk është perfekt pa ndonjë mangësi, në përgjithësi jam e kënaqur me pamjen time.
A mund ta konsiderosh veten seksi?
Sexy and sweet, funny, confidet, elegant…Ç’pjesë të trupit s’do doje ta prekte plakja?
Fytyrën nuk doja të më prekte plakja, por tash ka edhe operacione plastike dhe nuk merakosem shumë (qesh).
Cila do të ishte veshja e preferuar për mbrëmje?
Veshja e mbrëmjes? Një fustan të shkurtër sexy por edhe klasik.
Çfarë është shtrati për ty, një përkufizim?
Shtrati për mua është vendi që pushoj më së shumti pas gjithë asaj lodhje dhe stresi që kaloj duke punuar.
Me çfarë i bën për vete, meshkujt atëherë?
Po mendoj se pamja, sjellja dhe sinqeriteti im bëjnë për vete shumë meshkuj, opss se harrova, vithet e mia për të cilën komplimentohem çdo ditë.
Kush është për ty mashkulli më seksi?
Mark Babi Ivezaj, Marku për mua është perfekt dhe njeriu që dua më shumë.
PanoramaPlus