Gjithesesi do te jete kutia e zeze ajo qe do te percaktoje shkaqet e rrezimit te aeroplanit, ne gjetjen e se ciles eshte angazhuar nendetesja franceze “Emeraude” me nje ekuipazh prej 72 marinaresh. Per kapjen e sinjalit te leshuar nga kutia e zeze duhet nje distance jo me shume se 3 milje larg saj.
Brazil, mberrijne trupat e pare per analiza
Trupat e gjetur te tragjedise ajrore te “Air France” do te transportohen ne Institutin e Mjekesise Ligjore ne Brasilia per verifikime te metejshme si dhe per kryerjen e analizave te ADN-se.
Ne kryeqytetin brazilian kane mberritur 16 trupat e pare qe iu nenshtruan verifikimit me ane te ADN-se. Forcat ajrore braziliane kane deklaruar se identifikimet zyrtare do te behen nga specialiste te mjekesise ligjore braziliane edhe nese ndonje prej viktimave mund te jete identifikuar me pare.
“Jane gjetur edhe 25 trupa te tjere te cilet do te kalojne permes se njejtes procedure identifikimi me ane te analizave te ADN-se”- shtuan autoritetet Braziliane. Kerkimet per gjetjen e trupave jane intensifikuar nga Brazili dhe Franca te ndihmuara edhe nga SHBA.











