Dritani plane per martese Gjirokastritet s jane koprace

Dritani, plane për martesë: Gjirokastritët s janë kopracë

Dritani u spikat që në fillim si një nga "djemtë e mirë" të shtëpisë së Big brotherit, por nuk arriti të qëndronte dot deri përfundim të kësaj aventure. Javën e nëntë, ai la shtëpinë. Është një prej atyre që u "rekrutua" me shpejtësi nga partitë e vogla, të etura për vota duke shfrytëzuar famën momentale të këtyre personazheev televizivë. Në një intervistë për Sh2-shin, Dritani na rrëfen...


Dritan thuhet se një nga vlerat që ka Gjirokastra është ekonomizimi i parasë.. Disa e quajnë "kopraci".. Dritani është koprac?

Ka shumë humor dhe barcaleta rreth kësaj çështje. Mirpo një thënie thotë se; \'CCakalli bëri kurdin dhe ujku mori namin". Kështu që nuk mendojë se Gjirokastritët janë koprac. Këtu nuk duhet ngatërruar të qënit ekonomist i mirë dhe të mendosh për familjen, të mos shpërdorosh.


Ju kemi parë si një ushtarak dhe admirues i saj, çfarë lidhje keni me ushtrinë?
Kam mbaruar shkollën e lartë për drejtësi, më pas kam ndukur kursin pas universitar në universitetin ushtarak Skendërbej.


Gjatësia juaj ka rënë në sy...sa i gjatë jeni dhe ku ja ndihmuar apo lehtësuar punë kjo gjë...?

(qesh) As me ka penguar dhe as me ka ndihmuar. Jam 1.99 centimetra. Gjëja më e bukur që më ka ndodhur njëherë ka qenë kur doja të bëja një foto. Doja të bëja një foto nga koka te këmbët dhe ai fotografi, shtyhu-shtyhu, deri në fund tek muri dhe më tha; po ku do të fus unë ty more (qesh).


Big Brotheri ju ka bërë të famshëm, si ndihet e fejuara juaj ng ky fakt, është ajo xheloze?

Mendojë se ajo ndihet më rehat se asnjëherë. Sepse unë nuk e kam fshehur kurrë që jam i lidhur dh se si janë raportet tona dhe për këtë ajo ndihet shumë mirë.


Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brotherit, keni pohuar se jeni i fejuar dhe në asnjë moment nuk e keni mohuar këtë gjë. Si jeni njohur me Evën?

Po sigurisht dhe nuk kisha pse të veproja ndryshe. Së bashku jemi njohur në shkollë. Kemi mbaruar të njëjtin fakultet, atë të drejtësisë. Kemi qenë fillimisht shok dhe më pas shoqëria jonë u kthye në dashuri me të cilën të dy u ndjemë shumë mirë.


Keni menduar për martesën?

Po e kemi menduar, por nuk jemi ende gati për këtë. Duhet të vëmë në vijë disa punë dhe projekte më pas të shohim. Do jemi të dy që do vendosim për mënyrën se si do e organizojmë dasmën.

Disa prej jush i kemi parë edhe në listat e kandidatëve për deputetë.. Në këtë këndvështrim të ri të Dritanit prej politikani, si mendon, cfarë i duhet më shumë qytetit tënd Gjirokastrës?

Dihet plaga e shoqërisë sonë dhe e qyteteve në Shqipëri. Asht siç e thotë dhe programi i partisë që unë përfaqësojë, ajo që unë do bëjë për këtë qytet është, punësim, punësim, punësim. Njerëzit janë të pa punë, kohët janë të vështira dhe për ti kaluar të gjitha këto duhet punë.


Meqë jemi këtu, çfarë është politika për Dritanin?

Politika ka marrë shumë përkufizime nga filozof të ndryshëm, por mua më pëlqen përkufizimi im; "Politka është arti i të drejtuarit, arti të negociuarit dhe arti i komunikimit me njerëzit".

Ke një moto tënden?

Po, motoja ime është: "Dështimi nuk është kurrë përfundimtar dhe suksesi nuk është kurrë i qëndrueshëm, suksesi është një udhëtim, jo një desitnacion.

 

 

Gazeta Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama